Kompensimi për çamët, ja çfarë thotë eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare

Ksenofon Krisafi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare foli në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH foli lidhur me instrumentet ndërkombëtarë që mund të përdorin çamët në mënyrë që të kompensohen si për pronat e tyre, por dhe moralisht.
Në një bisedë me moderatorin Mentor Nazarko, ai u shpreh se kompensimi është i mundur përmes Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
“Është e mundur të realizohet vetëm në rast se janë ezauruar të gjitha rrugët e brendshme institucionale që është e pamundur në këto kushte të marrëdhënieve shqiptaro-greke,” u shpreh z. Krisafi.
Sipas tij tashmë Shqipëria ka nevojë për ‘po’-në greke, ndaj hapja e këtyre lloje diskutimesh do të ndikonte në integrimin në BE.
“Ajo ‘po’ kërkon një klimë të caktuar politike, që nuk është në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Aq më tepër që tashmë Shqipëria ka trokitur në dyert e BE-së dhe ka nevojë për ‘po’-në greke. Nëse do të hapeshin këto lloj diskutimesh do të ndikonte në integrimin në BE,” tha ai.
/rtsh.al/