E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Nistelroi: Mos kini merak, s'ka dhurata per Rumanine

"Do te luajme seriozisht dhe do te hedhim ne fushe me te miret". Van Basten eshte i vendosur dhe nuk duket aspak i shqetesuar: perballon ne muzeun e "Olimpikut" nje turme me gazetare, qe duket se jane te tere franceze dhe italiane. Syte jane kthyer drejt ndershmerise se ndeshjes mes Holandes dhe Rumanise, syte jane vendosur ne intensitetin e impenjimit te portokallinjve dhe Van Basten eshte kategorik: do te beje turnover, por kjo nuk ka rendesi. "Jemi profesioniste, 23 profesioniste". Per dyshimet e miqve italiane nuk do te flase fare. Van Nistelroi eshte me komunikues se Van Basten dhe gjen kohe te flase dhe per mikun e tij, Kasanon: "Jam i lumtur qe e shoh mire dhe se mund te shprehe serish te gjitha ato qe di. Ne vitet e Realit nuk ishte mire, por asnje nuk e vuri ne dyshim talentin e tij. Jemi nje grup lojtaresh te ndershem dhe e duam imazhin tone te paster. Kemi punuar fort per te arritur ne kete nivel dhe nuk duam te zbresim. Me Rumanine, nuk do te tolerojme".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›