Kivu: Franca dhe Italia, jashte Evropianit
Kapiteni i Rumanise, Kristian Kivu, ka thene se deshiron qe te shikoje jashte Evropianit, Francen dhe Italine, te cilat u ndalen me nga nje barazim te dyja perballe skuadres se drejtuar nga Viktor Picurka. "Do te luftojme deri ne fund dhe jam i bindur se mund ta mundim Holanden, ka thene mbrojtesi. Jam i bindur se do t'i marrim tri piket dhe do t'i dergojme Italine e Francen ne shtepi. Dua mbeshtetje maksimale nga tifozet ne kete ndeshje, pasi, per ne, ata jane shume te rendesishem". Rumania do te luaje ndeshjen me te rendesishme sot ndaj Holandes, dhe, per te qene me e sigurt, duhet patjeter te siguroje nje fitore ndaj formacionit tulipan, ku Van Basten do te kete kryer ndryshime te shumta.