Frenk Riberi: Luka Toni eshte i rrezikshem
Besnik ndaj temperamentit te tij te nxehte, Frenk Riberi i ka derguar disa SMS shokut te tij te Bajernit te Mynihut, Luka Tonit, me te cilin do te perballet sot ne mbremje ne takimin France-Itali. "Eshte nje lojtar i rrezikshem, komenton mesfushori i "gjelave" sulmuesin italian. Ai e ndjen goditjen. Eshte gjithnje i vendosur mire dhe kjo rendon shume te mbrojtja kundershtare. Ai nuk ka shenuar ende ne kete evropian dhe do te kerkoje ta beje kunder nesh, ndaj kujdes". Ndersa portieri Kupe, flet per Fabio Groson, me te cilin luan te Lioni. "Nuk duhet ta lesh te dale siper mesfushes. Ai eshte mjaft i zoti ne krosimet e gjata. "Monsieur Propre", sic e therras te Lioni, ka nje te majte magjike".