Premtimi i Pitt dhe Jolie: “JO” më skena seksi me të tjerë
SHBA- Brad Pitt dhe Angelina Jolie i thonë “JO” skenave të seksit me të tjerë. Lajmi u bë publik nga disenjatori Frank Pollaro, një nga miqtë më të ngushtë të Brad, i cili i tha revistës “Esquire” se çifti i ka premtuar njëri-tjetrit se më nuk do të xhirojnë skena seksi me persona të tjerë.
“Ai është një burrë që nuk tenton të ketë skena seksi me asnjë femër tjetër që kur takoi Angelinën. Ai është i çmendur pas saj dhe ajo e ndjen të njëjtën për të”, ka thënë Pollaro.
Dyshja e famshme janë së bashku për 8 vite rresht dhe kanë gjashtë fëmijë. Çifti ra në dashuri në xhirimet e filmit “Mr & Mrs Smith” në vitin 2005 ku kanë ndarë së bashku disa skena seksi.
(e.m/BalkanWeb)