Krimet e bujshme te "Bandes se Lushnjes"
Tirane-Ne vitin 1997, Alfred Shkurti kthehet nga Italia, ku kishte qendruar per disa vite. Ne kete vit nis edhe aktiviteti i tij kriminal. Konflikti mes dy njerezve, qe do te cilesohen si "te fortet" e Lushnjes, Alfred Shkurtit dhe Artur Dajes, nisi gjate nje loje bilardoje ne pranveren e vitit 1997 ne nje lokal te qytetit te Lushnjes. Pas debatit me fjale, dy "te fortet" e zones, i kishin lene fjalet peng per t'u takuar me vone, thuhet ne dosjen e prokurorise. Pak dite nga zenka me fjale ne korrik te vitit 1997, Alfred Shkurti se bashku me vellain e tij, Ramadan Shkurti dhe dy kusherinjte Enver dhe Bardhyl Rabija, te prekur ne seder nga ofendimet e bera ne drejtim te tyre ne vend publik, u nisen me nje autoveture ne drejtim te lokalit ku ndodhej Artur Daja me disa pjesetare te tij qe te "hakmerren". "Vetem pak metra larg verandes ku ishte ulur Daja, dy vellezerit Shkurti dhe Rabijat, filluan te qellonin ne drejtim te tyre. Shkembimi i zjarrit zgjati disa minuta ku mbeti i vrare ne lokal Genci Kashari shoku i Artur Dajes, dhe u plagos ky i fundit. Por "i forti" i Myzeqese, edhe pse i plagosur, ka leshuar nje bresheri automatiku, duke lene te vrare vellain e Aldo Bares, Ramadan Shkurtin dhe plagosur rende Bardhi Rabine. Aldo largohet me shpejtesi ne kembe, duke marre ne shpine kusheririn tjeter, Enver Rabine, i cili kishte marre nje plage ne shpatull. Ndersa Artur Daja, kthehet tek vendi i krimit dhe vret me pistolete ne koke te plagosurin Bardhi Rabia dhe per t'u bindur me mire, qellon ndaj trupit te pajete te Ramadan Shkurtit. Kjo ngjarje do te sherbente edhe si shkak i nisjes se vales se krimeve te njepasnjeshme, nga grupi kriminal i konfiguruar me emrin "Banda e Lushnjes", ku udheheqjen e saj e merr vete Aldo Bare.
Krijimi i "bandes" dhe krimet e saj
I stervitur me se miri ne strukturat e policise, Aldo Bare nis te organizoje planin dhe veprimet hakmarrese ndaj grupit te Artur Dajes. Fillimisht ne kete grup u mblodhen; Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben e Enver Borici, Enver Dondollaku, te gjithe shoke, miq e te aferm te "kokes" se grupit, Aldo Bare dhe vellait te tij Ramadan Shkurti. Me pas, kesaj bande iu bashkuan edhe Maksim Cela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti, Erion Kashari, Elton Mermali, Petrit Lici, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina dhe Arjan Alico. Me mbledhjen e ketyre "ushtareve" per rreth "kryetarit", sic e quanin Aldo Baren, filluan edhe ekzekutimet neper qytetin e Lushnjes ndaj Artur Dajes, shokeve, miqve e familjareve te tij. Goditja e pare do te jepej ndaj Xhevat Demirit, i njohur me nofken "kosovari". Ai u zu ne prite ne hyrje te qytetit Lushnjes dhe ne prani te gruas dhe dy femijeve, qellohet me bresheri automatiku. Ne ikje e siper, njeri nga autoret e ketij krimi, me pistolete ne dore e qellon ne koke. Me pas vritet nga anetaret e "bandes" Nimet Zeneli. Gjate kesaj kohe "banda" ekzekuton edhe persona te tjere, ndersa qellimin kryesore arrin ta permbushe vetem me 21 tetor 1998. Artur Daja vritet, dhe me pas i pritet koka e cila shetitet ne cdo cep te qytetit, nga anetaret e "bandes". Ne fund trupit te pajete i vihet eksploziv. Ne tetor te vitit 1998, ne vendin e quajtur "Tre Urat e Terbufit" gjendet kufoma e Artur Dajes, pa koke dhe e copetuar me eksploziv. Nga 1998 deri ne 2006, banda e krijuar dhe e drejtuar prej tij, kryen dhjetera krime, ndersa eshte nje nder trafikueset me te fuqishme te droges dhe armeve, e tashme ka nen kontroll Lagunen e Karavastase dhe asete te tjera publike, perfshi edhe kontrollin e ekipit te futbollit te Lushnjes. Banda tashme e konsideronte veten mjaft te fuqishme, sa per t'iu kundervene edhe shtetit, ku nje prej viktimave te saj ishte inspektori i krimeve, Klenti Bano, i cili u vra prane shtepise se tij. Pas vrasjes se njerezve te Dajes, ekzekutohen nga banda Artan Sulce, Bledar Haxhia, Nosh Gjeloshaj, Alfred Pirra, si dhe u plagosen, Bernard Linatopi dhe Bardhyl Kurti.
Vrasja e nenkryetarit te bashkise, Vojshtina
Krahu i djathte i Aldo Bares, Enver Dondollaku, (i arrestuar ne Itali), dyshohet si autor i vrasjes se ish-nenkryetarit te bashkise se Lushnjes, Drago Vojshtina, ne maj te vitit 1999, para deres se institucionit. Nderkohe qe per vrasjen e ish-kreut te deges lokale te SHIK ne 1998, Bashkim Shkurti, si autor u identifikua Leonard Prifti, i njohur me nofken "Cibuku", i cili u vra gjate dites se zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut 2005, ndersa kishte qelluar per vdekje nje person te grupit rival ne Lushnje. Prokuroria e Krimeve te Renda ka hapur tre gjyqe per "Banden e Lushnjes", nje i perfunduar, tjetri ne proces dhe i fundit eshte ai i krereve te "bandes", Bare e Dondollaku.
Gjyqi i "Bandes se Lushnjes"
Tirane- Ne prill te ketij viti, ne Gjykaten e Krimeve te Renda, nis procesi gjyqesor ne ngarkim te kreut te "Bandes se Lushnjes", Alfred Shkurti dhe krahut te djathte te tij Enver Dondollaku. Gjyqi ndaj tyre po zhvillohej ne mungese, per shkak te pritjes se ekstradimit te dy te pandehurve. Nderkohe, per te pandehurin e cilesuar si krahu i djathte i Aldo Bares, Enver Dondollaku, tashme eshte dosja e dyte qe do te gjykohet prane Gjykates se Krimeve te Renda, pasi dosja e pare eshte ndare nga te pandehurit e tjere, Makism Cela, Erion Cici, Dritan Vila dhe Petrit Lici, te cilet tashme jane denuar per veprat e kryera. Enver Dondollaku, pasi u arrestua ne Itali, pritet te shqyrtohet kerkesa e ekstradimit te tij. Ai eshte denuar nga Shkalla e Pare e Gjykates se Milanos me 16 vjet burg, per akuzen e "trafikut te droges".
Banda
Alfred Shkurti, Aldo Bare (Ne gjykim)
Ilir Stergu (Ne gjykim)
Afrim Hoxha (Ne gjykim)
Arben Borici (Ne gjykim)
Enver Borici (Ne gjykim)
Enver Dondollaku (Ne gjykim)
Jorgo Muzaka( Ne gjykim)
Rexhep Gina (Ne gjykim)
Arjan Alico (Ne gjykim)
Maksim Cela (I denuar me 25 vjet burg)
Erion Cici (I denuar me 25 vjet burg)
Dritan Vila (I denuar me burgim te perjetshem)
Leonard Prifti (I vrare)
Erion Kashari (I denuar ne Lushnje)
Elton Mermali (I denuar ne Lushnje)
Petrit Lici (I penduar, i denuar me 7 vjet burg)
VRARE
Genci Kashari,
Artur Daja,
Xhevdet Demiri
Artan Sulce,
Bledar Haxhia,
Nosh Gjeloshaj,
Alfred Pirra,
Klenti Bano
Nimet Zeneli
Masar Aliu,
Idajet Beqiri,
Luan Bilbili,
PLAGOSUR
Bernard Linatopi
Bardhyl Kurti
Arben Kicja