E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-boksieri Muhamed Ali kërkon lirimin e amerikanëve në Iran

Legjenda e boksit, Muhamed Ali 69 vjeç, njëri nga myslimanët më të njohur në Shtetet e Bashkuara, ka kërkuar nga lideri suprem i Iranit, që të liroj dy amerikanët, që mbahen në këtë vend prej korrikut të vitit 2009, nën dyshimet për spiunazh.

Xhejni Kanke, zëdhënëse e Qendrës Muhamed Ali në Kentaki, tha se ish kampioni botëror në kategorinë e rëndë, ka bërë këtë kërkesë muajin e kaluar te lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Amerikanët Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal ishin arrestuar përgjatë kufirit të Iranit me Irakun.

Ata thonë se ndoshta kanë hyrë pa qëllim në Iran, ndërsa ishin duke zhvilluar aktivitet alpinizmi.

Amerikania tjetër, Sara Shourd, ishte liruar pas pagesës prej 500 mijë dollarësh në muajin shtator dhe është kthyer në shtëpi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›