E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tribunali u dhuron libra Universiteteve të Kosovës

Sot Tribunali iu dhuroi një numër të konsiderueshëm revistash juridike bibliotekave të Fakulteteve Juridike të Universiteteve të Prishtinës dhe Prizrenit si dhe Qendrës për të Drejtat e Njeriut të Universitetit të Prishtinës.

Librat dhe revistat e dhuruara do të ndihmojnë studentët e drejtësisë si dhe juristët në Kosovë.

“Dhurimi i librave prej Tribunalit për “Qendrën e Të Drejtave të Njeriut” luan rol të rëndësishëm në fuqizimin e kapacitetit të Qendrës për të ofruar mundësi arsimimi në fushën e të drejtave të njeriut, sidomos për aspektet lidhur me krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe genocidit”, u shpreh Valon Murati, drejtor i Qendrës për “Të Drejtat e Njeriut e Universitetit të Prishtinës”

Kjo është hera e dytë që Tribunali i dhuron revista juridike Fakultetit Juridik dhe Qendrës për “Të drejtat e Njeriut në Universitetin e Prishtinës”. Donacioni i parë u bë në 6 gusht 2011 dhe përfshinte një antologji të zgjeruar të American Journal of International Law, raporteve gjyqësore të TPNJ si dhe the European Journal of International Law.Tribunali është i përkushtuar në promovimin e respektit të shtetit ligjor, faktor me rëndësi jetike në ndërtimin e shoqërive bashkëkohore dhe në përhapjen e këtyre vlerave sidomos në brezin e ri kosovar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›