Kinë, kleriku tibetian i vë zjarrin vetes

Një klerik tibetian në pjesën perëndimore të Kinës ka vdekur, pasi i ka vënë zjarrin vetes.
Agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë, Hsinhua, raportoi se kleriku, Phuntsog, vdiq sot herët në mëngjes, 10 orë pasi ishte vetedjegur në provincën Siçuan.
Një klerk tibetian në ekzil, tha se Phuntsong, ishte rrahur dhe goditur nga policia, pasi ai i kishte vënë zjarrin vetes, ndërsa qindra klerikë të tjerë ishin mbledhur për të protestuar.
Kjo ngjarje i ka rritur tensionet në Tibet dhe në rajonet e banuara me tibetianë, në pjesën perëndimore të Kinës.