E Diel, 1 Nëntor 2026

Buhler vizitoi Malin e Zi

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, vizitoi të mërkurën Republikën e Malit të Zi në kuadër të Marrëveshjes së Komisionit të Përbashkët Implementues. Ai u prit nga ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boro Vucinic, me të cilin shkëmbeu pikëpamjet mbi situatën e sigurisë dhe gjendjen politike në Ballkanin Perëndimor.
 

Komandanti i KFOR-it e informoi ministrin malazez për stabilitetin e përmirësuar në Kosovë. Kjo sipas tij është arsyeja që numri i ushtarëve të KFOR-it mund të zvogëlohet dhe riorganizohet në mënyrë që të jenë më fleksibil dhe të rrisin mobilitetin e tyre.
 

Vucinic falënderoi gjeneralin Buhler për punën e jashtëzakonshme që KFOR-i ka bërë gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai tha se ky mision i NATO-s ka kontribuar fuqishëm në stabilitetin dukshëm të ngritur të Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së tij evropiane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›