Ish-deputeti i PD lihet në arrest shtëpie, dosja e tij u përgatit nga nënkryetari i ri i KuvenditNga TemaIsh-deputeti demokrat, Flori Bajramaj, do të gjykohet në gjendje arresti shtëpie. Kështu ka vendosur gjykata, e cila kishte lëshuar fillimisht nj
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ish-deputeti i PD lihet në arrest shtëpie, dosja e tij u përgatit nga nënkryetari i ri i KuvenditNga TemaIsh-deputeti demokrat, Flori Bajramaj, do të gjykohet në gjendje arresti shtëpie. Kështu ka vendosur gjykata, e cila kishte lëshuar fillimisht një mandat për arrest ndaj tij.
Avokatët mbrojtës të Bajramajt kanë deklaruar se vendimet që janë marrë në KRRT e Rrashbullit, për të cilat akuzohet Bajramaj, kanë qenë kolektive, dhe përgjegjësia nuk duhet të jetë individuale.
Bajramaj akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me disa leje ndërtimi dhe leje sheshi ndërtimi në vitet 2002-2005 në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës. Sipas pohimeve zyrtare policore që mbështeten në deklarimet e gjykatës, mësohet se lejet e dhëna në favor të personave të tjerë në zonën bregdetare te Shkëmbi i Kavajës kanë qenë prona publike, kurse përfituesit nuk kanë pasur vërtetim të pronësisë. Prokuroria ka më shumë se 3 vite që ka nisur të shqyrtojë dosjet lidhur me ndërtimet te Shkëmbi i Kavajës. Në vitin 2005 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar në komunën Rrashbull kontroll lidhur me procedurat e ndjekura për ligjin e urbanistikës dhe është përqendruar kryesisht te lejet që janë dhënë për ndërtimet e pallateve, hoteleve, restoranteve dhe moteleve te Shkëmbi i Kavajës. Asokohe në krye të organit të akuzës ka qenë prokurori Nasip Naço, i cili ia ka kaluar dosjet nënkryetarit dhe dy prokurorëve. Aktualisht Naço është deputet i mazhorancës dhe nënkryetar i Kuvendit.