Sandri në hall se Meta dhe Berisha i kërkojnë falje njëri-tjetritNga Antena brenda familjesNjë hall i ri e gjeti dje Sandrin. Meta dhe Berisha u detyruan t’i kërkojnë publikisht falje njëri-tjetrit, Meta për standardin e zgjedhjeve të vitit 2001 dhe
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri në hall se Meta dhe Berisha i kërkojnë falje njëri-tjetritNga Antena brenda familjesNjë hall i ri e gjeti dje Sandrin. Meta dhe Berisha u detyruan t’i kërkojnë publikisht falje njëri-tjetrit, Meta për standardin e zgjedhjeve të vitit 2001 dhe arrestimin e Berishës, kurse ky i fundit për bombat Molotov dhe akuzat që i ka bërë si familje mafioze Metës.
Sandri, i cili e mori vesh me vonesë këtë ndjesë të ndërsjellë mes dy kryeministrave, u bë keq.
Mori në fillim Metën në telefon.
- Ku je mo figurë? Të dëgjova që i kërkove ndjesë doktorit. Mos ma ke futur dhe mua ore?
- Jo mo flori, po ç’të bëja tani. Ti e di që ndonjë gjest duhet bërë, se ngelën duke thënë republikë amorale këta plehrat. Dhe ai e di mirë.
- Po mo po, se më tha dhe doktori, më tha: “Sandër, na duhet një gjest i vogël katarsisi, - tha. - Se është një histori që duhet pastruar. Tani është Shqipëri e vitit 2009.” E the mirë ti dhe dje në “Opinion”. Se ma tha doktori mua. Dhe ai kështu ma tha: “Tani është Shqipëri e vitit 2009, - tha, - s’mund të na mbajnë peng histori të vitit 2000.” Po jam kurioz çfarë i the për arrestimin.
- Po ja, i thashë, u nxituam, po ç’t’i bëjmë atij Edi Ramës, se ai na nxiti. Ai tha: “Shkoni hidhini hekurat.” Unë nuk desha në fakt, i thashë, po kur bie nën presion, s’ke ç’bën. “Ilir, s’ke faj, - më tha. - E kam provu atë situatë. Dhe mua Ramiz Alia më arrestoi Fatos Nanon. Ilir, nuk kisha fuqi ta ndalja. Më pyeste kaq herë kryeprokurori, çfarë të bëj, s’kisha fuqi t’i thosha mos e arresto, se e dija që po e arrestonte Ramiz Alia. Erdhi dhe Eduard Selami në zyrë dhe më tha: “ǒtë bëjmë me këtë Nanon?” S’kemi ç’i bëjmë, i thashë, po na e arreston Ramiz Alia. E di këtë situatë, s’ke ç’i bën, mos të të vrasë ndërgjegjja. Dhe ty ta ka futur Edi Rama.”
Ishte shumë i kthjellët në fakt.
- Po pra po, se kam biseduar unë me atë për këtë punë. I kam thënë që ty të arrestoi Edi Rama. Se i ka thënë dikush që unë kam qenë te zyra jote atë natë që është arrestuar. I kishin thënë që unë u kam thënë policëve në radio, vriteni, q… robt. Ia kam shpjeguar. Unë hyra me vonesë në zyrë të Metës, thashë, dhe dëgjova policët që i merrnin leje Metës. I thoshin në radio: “Subjekti nuk do të ndalojë, çfarë të bëjmë?” Unë, siç e di ti, jam i rrëmbyer, kapa radion dhe i thashë, vriteni, q… robt! Po nuk e dija që ishe ti, i thashë. Kur e morëm vesh që ishe ti, e anuluam urdhrin. E di ç’më tha: “Sandër, mos u mërzit. E di që s’e ke pas për mua, - tha. - Ndodh gjithmonë kështu, - tha. - Dhe unë kam pas keqkuptime”, - më tha. Dhe më tregoi për 28 majin e 1996, kur rrahën Ben Imamin. “Më erdhi Gazidedja në zyrë, - tha, - dhe nga radio e tij vinin zërat e policëve që thoshin: “Kemi kap këtë pisin dhe po na shan këlyshë të Berishës”. Pritini gjuhën, u thashë unë me nxitim. Pastaj, kur e mora vesh që ishte Ben Imami dhe i kishin thyer dhëmbët, u pendova, po s’ke ç’u bën këtyre situatave”, - më tha. Më lehtësoi shumë në fakt, se e kisha pak problem atë natë ç’është e drejta.
- Jo mo, kështu është njeri i kuptueshëm, që merresh vesh, - tha Meta. - Unë u mora vesh për dy minuta me të. Dhe kur i thashë për zgjedhjet e 2001, s’e vrau shumë mendjen. “Fushatë ishte, - tha, - në fushatë çfarë nuk ndodh. Dhe e mbylli.
- Po mo po, se kam fol unë për këto gjëra me të. I kam sqaruar më parë. I kam thënë që Meta ka shumë respekt për ty, po ashtu ishte ajo kohë. Ishte problemi i Nanos. “E kuptoj fare qartë, - më tha. - E marr me mend se çfarë ka ndodhur. S’kam asnjë problem me të”, - më tha. Në fakt, është i madh. I mbante mend të gjitha ç’kishin ndodhur. I madh është.
- Po mo flori, udhëheqës i madh është. Gjithmonë kisha një parandjenjë që udhët e fatit do na bashkonin një ditë. E kam pas që nga viti 1995 këtë parandjenjë. E thosha gjithnjë që ne do përfundojmë bashkë. Tani o flori ia arritëm kësaj dite. Ma tha Fahroja dje: “Kjo është qeveria që kam ëndërruar që më 1992-shin, - tha. - Ëndërroja që idealja do ishte një aleancë e jotja me Berishën. Tani që u arrit kjo ditë, duhet të zgjasë pambarimisht”, - tha. Është i madh Fahro. Më thoshte Delijorgji gjithmonë: “Si ka mundësi që është me doktorin ky Fahriu, se ky është njësoj si ne?”
S’e nuk e njihte doktorin Mihali. Kur e njohu, e kuptoi se ishim të gjithë bashkë, unë, Fahriu, Shkëlzeni, Mihali, Fatmiri, atëherë e kuptoi pse dhe Fahriu ishte me doktorin. Më vjen gjynah për atë Mihalin, se ne jemi të gjithë të lirë, ai vuan për ne në qeli. Do bëjmë diçka dhe për të. Se ja, Fatmiri shpëtoi. Dhe ai na ka mbetur.