E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-diktatori i Libisë Muamar Gadafi varroset në fshehtësi

LIBI- Ish-lideri I Libisë, Muamar Gadafi i vrarë tre ditë më parë në qytetin e Sirtës është varrosur sot në fshehtësi në shkretërirë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave në të njëjtën ceremoni është varrosur edhe djali i tij Mutasim Gadafi. Vdekja e Gadafit, i dha fund një lufe tetë mujore në Libi.

Ndërkaq, udhëheqësi i përkohshëm i Libisë, kryetari i Këshillit Tranzitor Mustafa Abdel Xhalili, tha se shpreson që bisedimet për formimin e qeverisë së re, të përkohshme, do të përfundojnë brenda dy javësh.

Kryetari i Këshillit Kalimtar po ashtu tha se do të bëhen hetime për vrasjen e Gadafit, pas kërkesave të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara, nga grupe të të drejtave të njeriut dhe nga të tjerë.

Mjekët që kryen autopsinë e Gadafit thonë se ai vdiq nga plagët e plumbave të marë në kokë dhe në bark.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›