Serbët takime me përfaqësuesit e tyre në veri të Kosovës
MITROVICË- Serbët kanë paraljameruar sot mbajtjen e një takimi të përbashket të të gjithë përfaqësuesve të Komunave serbe në veri të Kosovës.
Takimi pritet të mbahet në Jageniëe ku do të merren edhe vendime dhe veprime konkrete lidhur me barrikadat në këtë pjesë të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu serb i Komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristic.
Sipas Ristic delegatët do informohen rreth bisedimeve në Beograd me presidentin Tadic dhe pas kësaj pritet edhe një vendimarrje.
Ristic ka parlajmëruar që serbët e veriut të vazhdojnë rezistencën e tyre duke qëndruar në barrikada.
Ndërkaq mbrëmjen e djeshme sipas mediave kosovare është hapur qarkullimi në piken kufitare në Bërnjak. Sipas RTK, vetë serbët kanë hequr të gjitha barrikadat e vendosura në rrugët që të cojnë në pikën kufitare 31 pas bisedimeve me zyrtarët e KFOR-it.
Lajmi është konfirmuar pikërisht nga misioni i NATO-s, sipas së cilit tashmë qarkullimi në këtë pjesë të vendit është i lirë.
Ndërkohë që barrikadat vazhdojnë të mbeten në rrugën që të con për në pikën kufitare nr. 1 në Jarinjë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)