E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, 279 të vdekur, vazhdojnë kërkimet nën gërmadha

ERKIS- Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dy ditë më parë vazhdon në shkaktojë probleme. Të paktën 279 njerëz llogariten të vdekur dhe 1,300 të tjerë janë plagosur, ndërsa të mbijetuarit përballen me të ftohtin dhe mungesën e ushqimeve. BBC raporton se qeveria turke do të dërgojë në zonat më të prekura, Erkis dhe Van rreth 12 mijë tenda, ku banorët mund të kalojnë natën, por kjo duket se nuk mjafton.

Tashmë shpresat për të gjetur të tjerë të mbijetuar po vyshken. Në 7-8 orët e fundit asnjë i mbijetuar nuk është nxjerrë nga gërmadhat në Erkis.

Po sipas BBC, qeveria turke është akuzuar nga opozita se ka dështuar me ndihmën e mijëra të pastrehëve, të cilët kanë kaluar natën e dytë jashtë nën temperatura të ulëta dhe pa ushqim. Ata gjithashtu akuzuan qeverinë se ka gabuar kur ka refuzuar ndihmat.

Disa të mbijetuar në zonat etnike kurde citohet të kenë thënë se nuk ishin të mjaftueshme ndihmat e dhëna deri tani. "Tendat nuk janë të mjaftueshme - ne nuk kemi ushqim, ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur ende këtu," tha Serif Tarakci, një zyrtar nga fshati Halkali, rreth 50 km (30 milje) nga Van.

"Është ftohtë gjatë natës, të gjithë jemi jashtë dhe po ngrijmë", citohet të ketë thënë një banor.

BBC citon edhe zëvendëskryeministrin turk Besir Atalay, i cili ndodhet në krye të operacionit të ndihmave. Ai ka deklaruar se "deri mbrëmjen e së hënës asgjë nuk do t’i mungojë popullit tonë".
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Greqia i ofron ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrimtar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›