Një 22-vjeçare humb jetën gjatë lindjes për shkak të mos kujdesjes së mjekut
Korçë Një 22-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes. Erjola Dinoshi nga Kloca e Korçës ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.
Ajo ishte shtuar në spitalin rajonal që këtij qyteti duke pritur të linde fëmijën e saj të dytë. Sipas mjekëve Dinoshi ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Fëmija e porsalindur mësohet se është në gjendje të mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën.
Policia dhe prokuroria po heton për moskujdesje të mjekut pasi nga dëshmitë e familjarëve mjekët kanë kërkuar para për këtë shërbim. Refuzimi i familjarëve për të paguar mjekun për shërbimin duket se ka çuar në fundin tragjik.
Por do të pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore për saktësimin e arsye të humbje së jetës së 22-vejçares ndërsa mjekët e spitalit janë thirrur në një mbledhje urgjente.