Pikë pyetjet e zgjedhjeve kosovare
Nga:MENTOR NAZARKO
Zgjedhjet ne Kosove kane hyre ne fazen e numerimit, nje faze delikate kjo per integritetin e votes, por qe tani mund te nxirren disa perfundime, kryesisht ne nje kendshikim krahasues te praktikes se votes ne dy deget shqiptare te kombit, Shqiperia dhe Kosova. Se pari, kosovaret kane ende nje sjellje dashurie ndaj votes. Ende magjia e votes ekziston ne shoqerine kosovare, megjithe frytet e hidhur te demokracise vendore, te rritur nen hijen e vezhgimit nderkombetar. Ne mbremjen e te shtunes, ne kufirin qe ndan kombin, ne Vermice, kishte rene heshtja. Policet e kufirit tregonin se gjithe studentet kosovare te Shqiperise...
rezidentet kosovare kishin lene Shqiperine ame, qe te shkonin e te votonin ne vendbanimet e tyre. Per te njejten arsye, edhe drejt Shqiperise nuk kishte thuajse asnje levizje, per nje kohe te gjate, duke e lene te shkrete te ashtuquajturen rruge te kombit.
Se dyti, pjesemarrja e kosovareve ne votime mbetet e larte. Ne nje popullsi te pergjithshme (regjistrimi i fundit), prej 2 milione banoresh, lista zgjedhore ka qene tejet e fryre me rreth 1.6 milione zgjedhes, nderkohe qe lista reale (pa emigrantet ne Perendim qe s’kane ardhur per te votuar) duhet te ishte diku tek 1.1- 1.2 milione votues. Kjo sipas nje rregulli demografik, ne baze te te cilit numri i votuesve, pra i atyre me moshe nga 18 vjeç e siper, nuk mund te jete me shume sesa dy te tretat. Nese do te arsyetonim keshtu, atehere pjesemarrja prej 47.8%, do te ishte realisht midis 65-70%, e banoreve realisht rezidente ne Kosove. Nje pjesemarrje e tille nuk eshte e keqe, ne kushte te veshtira te motit, siç ishin ne Kosove.
Se treti, pjesemarrja e serbeve ne qender dhe ne jug te vendit, ka shenuar rritje. Kjo eshte nje fitore e Kosoves, e institucioneve te saj qe kane arritur me menyra demokratike, apo jo te dhunshme, te integrojne serbet. Per kete shkak, ne Parlamentin e Kosoves mund te kete me shume serbe sesa eshte numri i vendeve te garantuara per minoritetet. Nderkohe, u vu re se shteti i ri i Kosoves nuk ishte aq aktiv ne pjesen veriore.
Se katerti, sjellja e partive ndaj njera-tjetres vazhdon te mbetet ne kufijte e tolerances nordike. Askush nuk sulmoi ne menyre te personalizuar askend; dhe debatet televizive ishin shume me te qyteteruara se ato te Shqiperise, megjithese u shmangen debatet e nivelit te larte. Politikanet kosovare e kane kuptuar se sulmet e personalizuara shkaterrojne elektoralisht ate qe sulmon dhe jo viktimen. Kjo eshte provuar shpesh ne votimet e meparshme, dhe vete zoti Mustafa, kreu i LDK-se, ka qene viktima perfituese e zgjedhjeve lokale dhe bartesi i ketij leksioni qe i konsideron sulmet e personalizuara si te papershtatshme. Sulmet qe PDK-ja, kandidati i saj ne Prishtine, i drejtoi zotit Mustafa, sherbyen shume per te rritur mbeshtetjen elektorale ne kryeqytet. Ky leksion beri qe PDK-ja te mos i rezervonte asnje sulm personal kreut te LDK-se, megjithese ne Shqiperi nje gje e tille, ta zeme prej zotit Berisha, do te ishte e paimagjinueshme. I vetmi moment i mosrespektimit te ketij rregulli ne keto zgjedhje, me pasoja per vete PDK-ne, ka qene sulmi ndaj Florim Krasniqit, biznesmenit shqiptaro-amerikan, qe ishte kandidat ne listen e Vetevendosjes. Sulmet personale qe ngjanin me ato te “Rilindjes Demokratike”, apo te vete zotit Berisha ndaj rivaleve te vet, e forcuan Vetevendosjen, sherbyen si start i mire per hyrjen e saj ne fushate. Madje, ne pergjithesi, qasja represive ndaj Vetevendosjes - burgosja, proceset gjyqesore, perndjekja, shtypja e dhunshme e demonstratave, sherbyen per ta forcuar dhe permiresuar imazhin e Vetevendosjes dhe liderit te saj.
Se pesti, dukuria “Vetevendosje” eshte afirmim i ndjenjes se pergjithshme te frustrimit nga qeverisja, e cila ne Kosove shfaqet ne votimin thuajse masiv te alternatives se re, te asaj qe shfaqet per here te pare ne zgjedhje. E njejta dukuri u vu re dhe ndaj Aleances Kosova e Re, te zotit Behgjet Pacolli, ne zgjedhjet e 2007-s, madje dhe rezultati eshte thuajse i njejte mes tyre. Ambiguiteti i mesazhit te opozitareve, ndersa ne Kosove te gjithe partite politike jane te hapura per te bere marreveshje paszgjedhore me te gjithe te tjeret, madje dhe vete Vetevendosja e ka zvogeluar forcen terheqese te opozites. Votuesi ka preferuar te ankorohet dhe kete here tek alternativa e qendrueshme, tek PDK-ja apo tek LDK-ja, me pak tek AAK-ja. Nga sherri PDK-Vetevendosje, nga shfaqja e LDK-se se ndryshuar me ne krye Isa Mustafen, nga stili agresiv i te berit opozite prej Vetevendosjes, nuk arriti te fitoje vota dhe Koalicioni per Kosove te Re, i krijuar ne momentin e fundit, i cili kishte praktikisht oferten me te mire programore dhe njerezore ne raport me te tjeret. Por, ai nuk arriti te afirmoje veten si alternative e re brenda nje kohe te shkurter, i gjendur perballe rivaleve te tille, dhe gjithashtu dobesite e veta organizative ndikuan negativisht ne rezultatin e kesaj partie.
Se gjashti, rezultati i PDK-se tregon gjithashtu njelloj instinkti veteruajtjeje te popullit te Kosoves, qe megjithe pakenaqesite per qeverisjen, ka preferuar te votoje per alternativat e provuara dhe te qendrueshme, siç kane qene PDK-ja dhe LDK-ja, dhe jo per opoziten ne pergjithesi, sa kohe qe partite e ashtuquajtura te opozites nuk krijuan njelloj koalicioni, diçka qe ndodh kudo ne vendet normale. Mungesa e nje mesazhi te unifikuar te opozites, sulmet reciproke mes ketyre partive, veprimtaria diversive e vete PDK-se ndaj ketyre partive veç e veç, kane bere qe zgjedhesit te mos preferojne masivisht opoziten. Partite qe kane pasur pushtet, qe kane qeverisur komuna te tera, ruajten pergjithesisht elektoratin e tyre, duke konfirmuar aksiomen se nje parti shqiptare nuk mund te rezistoje gjate nese eshte pa nderprerje ne opozite. Militante jane ata qe kane vende pune, qe humbin vende pune dhe qe motivohen keshtu per te manipuluar, etj, etj.
Me ne fund, keto zgjedhje mund t’i japin Kosoves nje konfiguracion te paqendrueshem politik, por imponimi nderkombetar per bisedime me Serbine do te çoje ne nje qeveri te re me çdo kusht. Problemet e manipulimit qe u vune re, te ngjashme me ato te Shqiperise, te sjella prej andej me bartes fizike apo me induksion, do te tentohen te korrigjohen, por pa çuar ne perseritje totale te zgjedhjeve.