Sigurim vullnetar pë r emigrantë t shqiptarë
Ministria e Jashtme nenshkroi dje nje marreveshje me Institutin e Sigurimeve Shoqerore, per pensionet e emigranteve. Sipas ketij pakti, dy institucionet angazhohen qe ne bashkepunim mes tyre, te lehtesojne sigurimin shoqeror vullnetar te shtetasve shqiptare, te cilaet jetojne e punojne jashte vendit. Perfaqesite diplomatike jashte vendit do te mundesojne njohjen e shtetasve shqiptare me sigurimin shoqeror vullnetar ne Republiken e Shqiperise, ndersa ISSH do te realizoje perfshirjen e tyre ne skemen e sigurimit shoqeror vullnetar. Ne nje komunikim me mediat, pas nenshkrimit te marreveshjes, Haxhinasto u shpreh se ky eshte nje tjeter sherbim per emigrantet. "Kjo eshte nje ngjarje shume e rendesishme persa i takon permiresimit te sherbimeve, qe qeveria shqiptare i ofron emigranteve shqiptare. Para pak ditesh ne realizuam nje tjeter angazhim ne lidhje me mesimin e gjuhes shqipe dhe ruajtjen e kultures shqiptare per bashkatdhetaret tane, qe jetojne ne emigracion", tha Haxhinasto. Sipas tij, "ne te ardhmen keto sherbime qe ne i ofrojme emigranteve shqiptare do te permiresohen akoma me shume. Ne axhenden tone te afert kemi edhe hapjen e shtepive te kultures ne ato vende ku ka perqendrime te komunitetit shqiptar, si dhe angazhime te tjera, te cilat ne fund te fundit jane detyrim kushtetues i shtetit shqiptar ndaj te gjithe shqiptareve, ne vendet ku ato jetojne".