“Politika ka hyrë shumë në grevën e urisë, duke e politizuar atë”

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, komenton grevën e urisë, së të përndjekurve politikë
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, bëri të ditur dje qëndrimin e forcës së tij politike, në lidhje me grevën e urisë së ish të përndjekurve politikë
Sipas tij, “të gjithë politikanët duhet të kontribuojnë për qetësuar zhvillime të tilla. Greva e urisë është një e drejtë dhe sakrificë që ndërmerret nga një grup shoqëror dhe kur shoqërohet për të arritur disa objektiva. Politika ka hyrë shumë në të këtë grevë, dhe kjo është politizuar. Ndoshta është e pandalshme që kur ka kërkesa dhe ekonomike”.
Sipas kreut të LSI, Ilir Meta duhet të ketë komunikim me grevistët me përfaqësuesit e qeverisë siç kanë pasur me presidentit. Por është e rëndësishme të përcaktojmë qëllimin e grevës sepse kjo do të ndihmonte zgjidhjen e grevës.
“Është e rëndësishme të kapim thelbin, ministria e Financave ka deklaruar se është zbatuar ligji. Nëse ka shkelje të ligjit do të ketë një verifikim të zbatimit të ligjit. Është e domosdoshme thelbi i grevës, ligji duhet zbatuar. Nuk është mirë të vendosen ultimatume, sepse ka shumë grupe shoqërore që mund të ndjekin këtë rrugë siç është rasti për ish-pronarët apo atyre që duhet të lirojnë shtëpinë. Ky vend nuk mund të qeveriset nga precedentët e lëshimit ndaj grevave të grupeve të ndryshme të shoqërore. Por ligji duhet zbatuar për çdo grup shoqëror”, përfundoi ai.