Lajmi/Të rinjtë e qendrës së djathtë europiane mblidhen në Tiranë, në një debat publik mbi Shqipërinë Europiane
Të rinjtë e qendrës së djathtë evropiane, DEMYC (Democrat Youth Community of Europe) mblidhen në një takim në Tiranë për një debat mbi temën “Një Europë më e madhe për një Europë më të fortë”. Në thelb është një nder i vërtetë dhe mbështetje për Shqipërinë, e cila për vite është angazhuar në propozimin e kandidaturës së saj në Bashkimin Evropian. “Integrimi i Ballkanit dhe Europës Lindore është një proces ambicioz që Europa duhet të ndjekë dhe mbështesë, shprehet Presidenti i Demyc, Antonio De Lucia - një Europë më e madhe do të thotë një Europë më e fortë dhe vetëm ajo mund të çojë në një Europë të popujve dhe jo vetëm të euros”.
Koordinojnë punën e DEMYC, Presidenti Antonio de Lucia dhe kryetari i Forumit rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bogdani. Hapja e punimeve do të bëhet nga Përgjegjësi për çështjet ndërkombëtare i Partisë Popullore Italiane (PDL) z. Franko Fratini, i cili është edhe koordinator i Partisë Popullore Italiane për punët e jashtme. Folës në debat do të jenë shumë personalitete shqiptare, duke përfshirë Kryeministrin, z. Sali Berisha, kryetaren e Parlamentit Shqiptar znj. Jozefina Topalli, Ministren e Integrimit, znj. Majlinda Bregu, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, Ministrin e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve z. Aldo Bumçi, si dhe Zëvendës/Ministren e Jashtme, znj.Edith Harxhi. Një ndërhyrje planifikon të ketë edhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Ettore Sequi.
DEMYC është një rrjet ndërkombëtar të lëvizjeve rinore europiane dhe konservatore të krishterë Demokrate (qendra e Djathtë). Përmes organizatave të saj ajo ka më shumë se një milion anëtarë dhe është një nga strukturat rinore më të forta në Europë, aktive që nga viti 1964. DEMYC ka mbajtur që nga viti 1973 statusin e organizatës konsultative në Këshillin e Europës. Kjo është e lidhur edhe me lëvizjen e të rinjve në aktivitetet e Qendrës së Rinisë Europiane dhe Fondacionin Europian i Rinisë. Anëtar me të drejta të plota të Forumit Rinor Europian.