E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ët e përjetshëm

Pas 20 vitesh demokraci çështja e pronave sërish në kaos. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për pronat dhe afati limit që i ka lënë qeverisë për zgjidhjen e çështjes së dëmshpërblimeve. Flet drejtuesi i shoqatës Pronësi me Drejtësi Agim Toro

Nga Sebi Alla

Kur presidenti amerikan Barak Obama u takua me ushtarakët që luftonin në Irak, përmendi disa herë 4500 marinsat e vrarë gjatë luftës në këtë vend. Ishte bilanci i një konflikti të ashpër dhe të gjatë. Por edhe ne si komb kemi pasur një luftë, në një kohë që mendojmë se jemi në paqe. Konflikti për pronën në 20 vitet e fundit ka shkaktuar 4000 viktima. Kjo shifër sa e lartë, aq edhe e frikshme, ka dalë nga të dhënat zyrtare të policisë në dy dekada, por që është bërë publike si nga shoqatat e ish-pronarëve ashtu edhe ata të pajtimit të gjaqeve. Fise të tëra dhe individë kanë mbetur viktima të një toke në bregdet, të një ngastre në fushë apo edhe të një copë are në malësi. Dhe këtu llogaritet edhe çështja e një shtëpie, një borxh për pronën, apo konflikte që nisin për një pulë që kalon gardhin dhe mbyllen me të shtënat e armëve. Në disa anë të vendit ka zënë vend edhe shprehja kush prek pronën ka shkurtuar jetën. Por pikërisht për këtë çështje, politika e ka zgjatur jetën e saj, pa zgjidhur problemin aq shumë të debatueshëm që ka të bëjë me pronarët e vjetër, (duke ia humbur konotacionin të ligjshëm). Me reformat e ndjekura deri më tani ata kanë mbetur dhe po mbesin ish Dhe të tjera lajme do të vijnë për vrasje për shkak të pronës, sidomos pas vendimit për kalimin e ligjit 7501, nga tokë në përdorim në pronësi të plotë.

Disa gëzojnë se po bëhen pronarë, të tjerë shpresojnë të mos mbesin ish-pronarë. Mijëra gjyqe e miliona fashikuj me dokumente vërtiten në dyert e sistemit të drejtësisë, në zyrat e pushtetit qëndror dhe në skutat e pushtetit lokal. Në fund, prona është vështirë të shkojë tek i zoti. Dhe kur nuk gjendet zgjidhje nga politika, që ka shtrirë duart e saj kudo duke e ngatërruar me ligj e pa ligj çështjen e pronësisë, mbetet vetëgjyqësia. Pikërisht kjo ka sjellë edhe katër mijë të vrarë për konflikte pronësie në dy dekadat e fundit. Janë vrasje që ndodhin në çdo cep të vendit. Në mes të zonave urbane, në pikat turistike dhe në fshatrat e humbura të vendit. Disa vriten për miliona dhe të tjerë qoftë edhe për një vijë uji, apo një copë gardh. Por çpo ndodh me pronat në vend? Tersi nisi që në atë periudhë që u mendua se do të vinte demokracia. E para filloi me ligjin 7501 ku në ish-kooperativat dhe fermat bujqësore në gushtin e atij viti, u shpërnda tokë në bazë të frymëve. Dokumentat e vjetra nuk u morën në konsideratë, kushdo që kishte një familje të madhe do merrte edhe pronë të madhe. Mjaftonte që ai të ishte banor i asaj zone dhe me komisionet që u ngritën fshatçe edhe puna u krye po aq fshatçe. Dukej sikur ishin të barabartë të gjithë, por u bë një parcelizim i skajshëm i tokave bujqësore. Fshatarët e quanin vetën pronarë të këtyre ngastrave, por ligji që u dha tokë i ngjante reformës agrare të vitit 1946. Me moton që duhet të ishin të gjithë të barabartë dhe që toka i takon atij që e punon. Mbi 60 për qind e popullsisë së vendit ishte përdoruese e tokave bujqësore dhe fermave. Edhe ligji e kishte parashikuar që këto toka do të ishin në përdorim dhe jo në pronësi të plotë. Pas 20 vitesh jo efektive, çështjes së pronës në fshat u mendua ti jepet një tjetër drejtim.

Drejtuesi i shoqatës Pronësi me Drejtësi Agim Toro, shprehet se politika në dy dekadat e fundit ka bërë shumë pak për kategorinë e ish-pronarëve të ligjshëm, duke mos marrë në konsideratë parimin që prona është e shenjtë. Për ligjin 7501 politika e të dy krahëve e pranon se është ligj i gabuar, pasi nuk ia arriti qëllimit për zhvillimin e bujqësisë dhe realisht u shkatërruan vlerat e bujqësisë dhe u parcelizua prona, kujton Toro. Ndërsa maji i këtij viti nuk ishte vetëm muaji i nisjes së mbjelljeve, por edhe të korrurat e një vendimi qeverie. Sipas draftit, pronat e ish-kooperativave dhe fermave bujqësore do të kalonin nga statusi i përdorimit, në dhënien e certifikatave të pronësisë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 70 për qind e titujve të pronësisë, kishin të meta dhe janë lëshuar në kundërshtim me vetë ligjin në vetvete, sidomos në zonat përqark qyteteve, shprehet Toro. Është fjala për ato komuna dhe drejtues të tyre që tokën bujqësore e kthyen në pronësi të plotë dhe më pas lëshuan edhe leje për ndërtimin e apartamenteve. Nëse fshati mbeti me ngastra të copëzuara në pak dynym dhe i mbetur djerr, në periferitë e qyteteve dhe në brendi të tyre do të ndodhte një tjetër batërdi. Ndërtimet pa leje përfshinë shumë treva të vendit dhe veçanërisht qytetet e mëdha dhe zonat bregdetare.

Nisi vrullshëm në vitin 1993 për tu kthyer më pas në një problem të mirëfilltë të konfliktit të pronësisë dhe ndërtimeve ilegale. Peshorja e interesit, u mat mirë nga politika. Asaj i nevojitej më shumë mbështetja e ilegalëve sesa kategoria e ish-pronarëve të ligjshëm. Për arsyen e thjeshtë se të parët kanë më shumë vota. Sipas Toros, aktualisht është një situatë ku më shumë se të drejtat e qytetarëve, politika peshon votat që do të tërheqë. Qëndrimet tani nuk janë pro pronarëve, sepse në kuptimin e së drejtës pronarët kanë plotësisht të drejtë dhe këtë e kanë provuar dhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Problemi qëndron se kush i jep votën. Janë 80 mijë ndërtime të reja pa leje, do të thotë se këto 80 mijë familje kanë minimalisht tre anëtarë dhe në një përllogaritje minimale janë 240.000 vota, shprehet Toro, duke shtuar se këto vota janë më shumë se numri i votave që mund ti japin pronarët. Këta kandisen kollaj, pasi ish-pronarët politika i konsideron si prioritet, jep premtime të bollshme, por kur vjen çështja e kompensimit, i bën bisht problemit. Ku të ankohen?

Ka mbetur vetëm Gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut dhe këtu duket se nuk duan tia dinë se çfarë problemesh ka Shqipëria. I referohen ligjeve dhe të drejtës themelore të njeriut për pronën. Vendimi më i fundit i Gjykatës së Strasburgut është ai i 31 korrikut. Katër familje ish-pronarësh kishin paditur shtetin shqiptar dy vjet më parë për moskompensim të pronës që ata dispononin. Fatura që iu pre shtetit shqiptar ishte e rëndë, plot tre milionë euro për katër familje. Por më shumë se kjo vlerë, vlen thelbi i vendimit. Sekretari i përgjithshëm i shoqatës Pronësi me Drejtësi rrëfen se faturat financiare që mund të vijnë nga Strasburgu për çështjen e pronave do të jenë të lartë. Për më tepër që vendimi i 31 korrikut ishte në bllok edhe për çështjet e tjera të ngjashme. Ky vendim pritet të zbardhet në detaje në fillim të muajit tetor, mirëpo m

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›