Ish-hetuesi i “Gërdecit” komandohet prokuror në Elbasan
Autori i Lajmit: red.
Prokurori i dosjeve më të bujshme dhe njëkohësisht shef i Sektorit të Hetimit të Krimit zbret në hierarkinë e Prokurorisë. Pas një pune 15-vjeçare dhe eksperience në hetimin e dosjeve që kanë tronditur opinonin, Zamir Shtylla komandohet prokuror i thjeshtë në Elbasan. Kryeprokurorja vendosi që Zamir Shtylla të punojë si prokuror në Elbasan. Pak ditë më parë, Ina Rama pranoi dorëheqjen e tij si prokuror i çështjes “Gërdeci”, dhe nga dje Shtylla do të punojë sërish në organin e akuzës, por larg Prokurorisë së Përgjithshme. Kryprokurorja ka mbledhur dje në një takim me dyer të mbyllura gjithë vartësit ku mësohet se u ka dhënë direktiva. Në qendër të vëmendjes ka qenë dosja e tragjedisë së Gërdecit, ku Rama ka kërkuar intensifikimin e hetimeve, bënë të ditur burimet.
Vendimi
Ish-prokurori i çështjes “Gërdeci”, Zamir Shtylla, u komandua dje si prokuror në Prokurorinë e Elbasanit. Vendimi për Shtyllën u mor nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Kryeprokurorja i komunikoi personalisht vendimin Shtyllës në zyrën e saj.
Zamir Shtylla është përfolur jo pak nga media dhe politika për rolin e tij si hetues në të shkuarën. Së fundmi ai po hetonte për tragjedinë e rëndë të 15 Marsit, ku humbën jetën mbi 20 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Ky prokuror dha dorëheqjen disa ditë më parë, dhe në datën 16 të këtij muaji, Ina Rama pranoi kërkesën për dorëheqjen e tij. Dorëheqja e tij u bë pak ditë para se të hynte në fuqi ligji për “Pastërtinë e Zyrtarit” ose i njohur ndryshe si ligji i dosjeve apo i lustracionit.
Ndërsa tri ditë më vonë nga dorëheqja e tij, është emëruar sërish si prokuror. Ligji i dosjeve, i miratuar nga Kuvendi në muajin dhjetor, synon pastrimin e institucioneve publike nga zyrtarë që kanë qenë të përfshirë në vendimet dhe krimet e komunizmit.
Komandimi
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, prezantoi dje prokurorin Sokol Stojani në postin e drejtorit të Zyrës së Hetimit dhe Kontrollit të Ndjekjes Penale në Prokurorinë e Përgjithshme, bënë të ditur dje burime zyrtare nga kjo Prokurori. Prezantimi i Stojanit në këtë funksion është bërë sot paradite në një takim që kryeprokurorja Ina Rama zhvilloi me prokurorët në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjatë mbledhjes në fjalë, Stojani është ngarkuar për të drejtuar hetimet mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës, pak kilometra larg Tiranës, kur, si pasojë e një shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona si dhe mbetën të plagosur shumë të tjerë.
Dorëheqja
Prokurori i dosjeve në të bujshme në vend ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Nuk dihet ende se si Zamir Shtylla e ka argumentuar kërkesën e tij për largimin nga organi qendror i akuzës, por mësohet se kërkesa ka mbërritur në zyrën e Ina Ramës. Prokuroria e Përgjithshme në rrugë zyrtare është shprehur se “nuk kemi ende një letër zyrtare me tekst të dorëheqjes, por, nëse është marrë një vendim i tillë, pritet të shqyrtohet nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama”. Ndërkohë mësohet se vendimi i Shtyllës besohet se ka ardhur pas sulmeve që i kanë ardhur kohët e fundit dhe denoncimeve të disa ish-të përndjekurve që thanë se ai ka qenë ndër personat që ka keqtrajtuar shtresat “rebele” kundër regjimit diktatorial. Dorëheqja e Shtyllës i paraprin zbatimit të ligjit për “Dosjet” i cili pritet të hidhet në veprim gjatë javëve që vijojnë, pavarësisht nëse dekretohet ose jo nga Presidenti.
Dosjet
Fati i dosjes “Gërdeci”, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur 300 të tjerë dhe abuzimet në shifra të konsiderueshme në rrugën Rrëshen-Kalimash, pritet të përcaktohet pas vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me pranimin ose jo të dorëheqjes së Zamir Shtyllës.
Ligji
Ligji i pastërtisë së figurës së zyrtarëve të lartë ka doza të forta goditjeje ndaj prokurorëve dhe gjykatësve. Edhe vetë kryeministri Berisha e ka deklaruar këtë teksa ka përmendur me emra disa prokurorë që kanë punuar si të tillë edhe në kohën e komunizmit. Në bazë të ligjit këta prokurorë duhet të lënë detyrën. Mes tyre janë prokurorët që aktualisht po hetojnë dosje si rruga Durrës-Kukës, zhdukja e Remzi Hoxhës, dosja “Fazliç”, dosja e Gërdecit,etj.
Berisha për Shtyllën
"Në Shqipëri 98 për qind e prokurorëve dhe gjykatësve janë të lirë që s`kanë asnjë lidhje me atë të shkuar. Vetëm këta, vetëm Zamir Shtyllat , të cilët kanë urdhëruar lidhjen me tela me gjemba të qytetarëve në vitin `90 dhe zvarritjen e tyre në Sarandë", - akuzoi Berisha. Kreu i ekzekutivit ka mohuar faktin se ligji i ri për dosjet po drejtohet kundër prokurorëve dhe gjykatësve, të cilët kanë në dorë dosjet e bujshme në ngarkim të ministrave të kabinetit "Berisha".
Zamir Shtylla i përgjigjet Berishës: “Po më denigroni”
Prokurori fort i lakuar nga Kryeministri i vendit me rastin e ligjit të dosjeve, Zamir Shtylla, ose siç njihet ndryshe prokurori i “Gerdecit”, ka deklaruar se Berisha po e denigron për shkak të detyrës që mban aktualisht. Në një njoftim zyrtar për shtyp, të nisur sot nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se “Përpjekjet e bëra së fundmi, duke më atribuar veprime që nuk janë kryer prej meje, i konsideroj abuzive, për të denigruar figurën time dhe presion për shkak të detyrës zyrtare që aktualisht kryej”.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009