Jep dorëheqjen kryetari i Gjykatës së Tiranës
Autori i Lajmit: red.
Jep dorëheqjen kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Albert Meçe. Burimet nga gjykata thanë se Meçe e bëri të ditur dorëheqjen e tij gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se shkak për këtë dorëheqje është ligji i lustracionit, që hyri në fuqi javën e kaluar. KLD-ja pritet të pranojë dorëheqjen e Meçes dhe të emërojë kreun e ri të gjykatës së kryeqytetit. Burimet nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se kryetari i gjykatës së Tiranës bëhet kështu viktima e dytë e ligjit të dosjeve, pas Zamir Shtyllës. Kreu i hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, njëkohësisht edhe kreu i grupit hetimor për çështjen “Gërdeci” ka dhënë dorëheqjen vetëm pak minuta para hyrjes në fuqi të ligjit të dosjeve. Dorëheqja e tij u pranua nga kryeprokurorja Rama disa ditë më parë.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009