Trafiku i klandestinëve, arrestohen 20 falsifikatorë vizash
Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë në pranga 20 persona të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe trafikim klandestinësh. Në bazë të një operacioni të zhvilluar nga Antikrimi Ekonomik i Tiranës në disa rrethe të vendit, është bërë i mundur arrestimi i 20 personave, të cilët merreshin me prodhimin e vizave false. Rrjeti i falsifikatorëve prodhonte viza për të udhëtuar kryesisht drejt Greqisë, por dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Operacioni
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 20 personave, të cilët akuzohen për falsifikim vizash. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ditën e djeshme, Antikrimi Ekonomik i Tiranës ka zhvilluar një sërë operacionesh në disa nga qytetet kryesore të vendit. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se personat e arrestuar janë pjesë e një rrjeti të madh, i cili merrej me falsifikimin e vizave të udhëtimit për në shtetin grek dhe mes tyre bëjnë pjesë disa sekserë dhe pronarë hotelesh.
Operacionet e Antikrimit Ekonomik kanë përfshirë qytetin e Fierit, Durrësit, Elbasanit, Përmetit dhe Tiranës, ku është bërë edhe ndalimi i 20 personave përgjegjës për falsifikimin e vizave.
Hetimet
Superaksioni pas 6 muajsh hetimesh, denoncimi i parë në Korçë.
Zhvillime të reja në lidhje me arrestimet e bëra nga Krimi Ekonomik i Policisë së Shtetit, në disa rrethe të vendit. Burime nga grupi i hetimit, bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë 20 persona, të dyshuar për trafik klandestinësh në drejtim të Greqisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Një nga personat e dyshuar si pjesëtar i këtij rrjeti është Ilir Belliu nga Fieri. Sipas të dhënave, hetimet kanë nisur gjashtë muaj më parë në qytetin e Korçës, kur një person ka denoncuar në polici sekserin që i kishte marrë paratë, por më pas nuk ka mbajtur fjalën e dhënë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se nga ky kallëzim, policia ka mundur të zbulojë një nga rrjetet më të mëdha dhe të fuqishme të trafikut klandestin në Shqipëri. Burime policore deklaruan se në Tiranë arrestimet janë bërë në disa zona. Kështu arrestime janë bërë në zonën e “Zogut të Zi”, Kamzës, Bathores dhe 21 Dhjetorit. Gjithashtu, arrestime janë bërë në Elbasan, Fier, Durrës dhe Gjirokastër. Në sitën policore kanë kaluar pronarët e disa lokaleve, moteleve, hoteleve dhe bizneseve të tjera që dyshohet se nën petkun e shërbimeve publike, kryenin trafik të vizave në bashkëpunim me individë edhe brenda konsullatave të huaja në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009