E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zgjedhjet e 2009-ës, do t i japin fund tranzicionit”

Autori i Lajmit: red.
Zgjedhjet e 2009-ës janë më të rëndësishmet, sepse do t i japin fund tranzicionit. Kështu theksoi dje presidenti Bamir Topi në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku shtoi gjithashtu se këto zgjedhje janë vendimtare për proceset integruese të vendit. Duke uruar që zgjedhjet të zhvillohen në një klimë të qetë, Topi kërkoi direkt nga partitë politike që këto të fundit të garantojnë një proces të qetë. Sipas tij, është shumë pozitive futja e elementëve të rinj në gjykatë dhe ai shpreson që zgjedhjet të jenë të lira dhe të pakontestueshme. Institucionet janë në një moment kyç për integrimin u shpreh Topi. “Ka një rëndësi të jashtëzakonshme, që këto zgjedhje të zhvillohen në një klimë të qetë, këto zgjedhje të jenë në funksion të qytetarit, natyrisht dhe partitë politike kanë interesat e tyre, por besoj që partitë politike në themel të programit të tyre kanë interesat e qytetarit dhe unë uroj që të jetë në këtë linjë e gjithë klima parazgjedhore dhe zhvillimi i zgjedhjeve, që sikurse dihet janë dekretuar në datën 28 qershor të vitit 2009”, - tha ai. Kreu i Shtetit ka vlerësuar dhe punën e një viti të KLD-së, institucion ky që, sipas Topit, ka përmbushur me shumë angazhim një veprimtari mjaft intensive gjatë vitit që kaluam, duke përmbushur jo vetëm detyrimet kushtetuese, por duke gjallëruar së tepërmi jetën në institucionet e drejtësisë. “Pa dyshim, ka qenë një veprimtari e suksesshme edhe në futjen e elementëve të rinj në këtë sistem, që nuk është pjesë e një fryme thjesht psikologjike, por është një detyrim që kërkon koha, kërkojnë institucionet pikërisht në atë moment të artë ku është Shqipëria, në momentin e integrimit në institucionet euroatlantike, i cili pa dyshim kërkon në radhë të parë përmbushjen e standardeve tek të gjithë njerëzit që punojnë në sistemin e drejtësisë”, - tha ai. Topi pohoi gjithashtu se ashtu si në 2008 edhe këtë vit do të vazhdojë rinovimi i gjykatave me elementë të rinj.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›