E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-i burgosuri politik Perikli Shqevi shoqërohet në polici, pas varrimit të mikut të tij

Gazeta Shqip

Shoqërohet për në polici ish-i përndjekuri politik Perikli Shqevi. Ish- i ngujuari i grevës së urisë është shoqëruar në komisariatin nr. 2 në Tiranë, pas ceremonisë së varrimit të mikut të tij Shpëtim Karamuça.

Ky i fundit ndërroi jetë një ditë më parë në shtëpinë e Shqevit, mikut të tij të vuajtjeve të periudhës së komunizmit dhe demokracisë. 74-vjeçari Karamuça ishte i pastrehë dhe prej disa javësh po qëndronte në shtëpinë e Perikli Shqevit. Ai jetonte me lekët borxh dhe donacionet e shokëve, ndërsa i është shpejtuar vdekja edhe nga mungesa e ilaçeve, ushqimit dhe veshjeve të trasha.

Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të Shqevit, ndërsa ditët e fundit ish-të përndjekur të tjerë janë shoqëruar në rajonin e policisë. Perikli Shqevi, ish-grevist i grevës së urisë një mujore të ish-të përndjekurve politikë u akuzua nga policia se i vuri zjarrin Gjergj Ndrecës, mikut të tij që tentoi ti vinte zjarrin vetes, ku dhe mbeti i plagosur.

23 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Ish-i burgosuri politik Perikli Shqevi shoqërohet në polici, pas varrimit të mikut të tij burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›