E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 342 kg droge nga policia e Gjirokastres dhe e Durresit

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 220 kg mariuanë në një aksion të zhvilluar mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Kordhocë–Gjirokastër ndërsa është shpallur në kërkim transportuesi i lëndës narkotike . Droga me destinacion Italinë ishte vendosur në një makinë tip “Benz” me targa fallco GJ 4868A, dhe me xhama të zinj. Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Gjirokastër i kanë dalë para automjetit për ta ndaluar. Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës duke e braktisur mjetin ne lagjen “Zinxhira”. Nga këqyrja që iu bë automjetit rezultoi se në bagazh dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme u gjetën 48 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban me peshë gjithsej 220 kilogramë Mariuanë.
 Një tjetër sasi prej 123 kg lende narkotike u sekuestrua mbrëmjen e së shtunës gjatë një operacioni antidrogë në portin e Durrësit. Droga ishte fshehur  në  trajlerin me targa TR 3136 I, i drejtuar nga shtetasi Erion Hoxha, 32 vjec, banues ne Tirane, i cili do të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari. Drejtuesi i mjetit, u ndalua në flagrancë  për trafik lëndësh narkotike. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›