Trashëgimtari i Princit William dhe Kate Middleton pritet të lindë në muajin korrik, është bërë e ditur nga pallati mbretëror.
''Foshnja mbretërore pritet të lindë në muajin korrik'', njoftoi përmes një komunikate zyrtare për mediat Pallati ''St. James''.
Një zëdhënës i Pallatit Mbretëror pasi konfirmoi njoftimin, shtoi se gjendja shëndetësore e Dukeshës së Kembrixhit ishte në përmirësim të përditshëm.
''Gjendja shëndetësore e Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton po përmirësohet nga dita në ditë, që kur ajo u largua nga spitali muajin e kaluar, ku ndodhej e shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve si pasojë e nauzeave akute të forta të shkaktuara nga shtatëzania'', deklaroi zëdhënësi i pallatit mbretëror.
Ditë më parë, Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta II, ëpërmjet një dekreti të posaçëm ka vendosur se nëse William dhe Kate do të kenë një fëmijë, atëherë ai/ajo do të fitojë menjëherë titullin “princ/princeshë.
Më rregullat që ishin në fuqi, që nga viti 1917, shkruar nga mbreti George V, fëmija i princit të Ulesit do të merrte vetëm titullin “Zonjë” / “Zotëri” dhe jo “Madhëria e saj apo tij”.
Elizabet II, urdhëroi një ndryshim në ndarjen e titullit të Madhërisë Mbretërore. Me këtë vendim, një nga të paktët që sovrani ka fuqinë për të marrë pa u konsultuar me parlamentin, mbretëresha vendosi që "Të gjithë fëmijët e djalit të madh të Princit të Uellsit do të gëzojnë, atributin Madhëri me titullin princ/oprinceshë”. /Indeksonline/