E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-i përndjekuri godet me grusht Ilir Rusmalin

17/02/2012  Para parlamentit

Deputeti i PD-së Ilir Rusmali është goditur sot me grushte në fytyrë nga disa të përndjekur politikë. Ngjarja ka ndodhur pranë selisë së parlamentit, në rrugën e Elbasanit, te selia e të përndjekurve politike. Shtetasi 47-vjeçar Lirak Petrit Bejko, ish-i përndjekur politik, akuzohet nga policia se ka goditur me grusht deputetin Ilir Rusmali. Shkak i incidentit ka qenë lëvizja penguese e Rusmalit me makinën e tij para selisë së të përndjekurve, ku po zhvillohej një homazh në nderim të shtetasit Grigor Zaharia, ish-i përndjekur politik, i cili kishte vdekur ditë më parë në Tiranë. Njoftohet se të përndjekurit kanë akuzuar Rusmalin për mosrespektim të të vdekurit, që po përcillej me makinën e homazheve. Sipas tyre, Rusmali i ka fyer duke parkuar makinën e tij në hapësirën ku po zhvilloheshin homazhet. Pas ngjarjes komisariati i policisë nr.1 ka vënë në pranga shtetasin Gjergji Ndreca për goditjen e Ilir Rusmalit. Mësohet se ky i fundit ka marrë lëndime në fytyrë. Duhet theksuar se Ilir Rusmali është dhe hartuesi i ligjit për ish-të përndjekurit politikë, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë ne vitin 2007. Sot Rusmali është deputet i Partisë Demokratike si dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›