Mbetet pa varrosur 93-vjeçarja, nuk kishte arkivol
17/02/2012 Dëbora, izolohen në rrugë familjarët me arkivol. Djali: Varroseni nënën, nuk kalojmë dot
BERAT- Reshjet e borës mësohet se kanë vazhduar të bihen me mjaft intensitet gjatë natës së të mërkurës në zonat e thella malore dhe rrethit të Skraparit dhe Beratit. Problematike vazhdon të paraqitet situata dje në komunat Leshnje, Potom e Gjerbës, Konak, Çepani, Vëndrsh në rrethin e Skraparit, ndërkohë që bora ka arritur në më shumë se një metër e gjysmë në Qafën e Devrisë. Fshatrat e këtyre komunave mësohet se janë të izoluar krejtësisht nga bora duke krijuar problem për banorët e më shumë se 40 fshatrave.
Ndërkohë një ngjarje e rëndë ka shokuar dhe shumë banorë të komunës Leshnje, pasi kanë mësuar se në fshatin Kapinovë të Egër një plakë 93-vjeçare ka vdekur dhe ka ngelur e pavarrosur për 24 orë për arsye se 12 persona të afërmit e saj me arkivolin të marrë në qytetin e Çorovodës kanë ngelur për më shumë se 8 orë të bllokuar në Qafën e Devrisë. Pas më shumë se 10 orësh kanë mbërritur në fshat për të kryer ritin mortor.
Pa varr
Sipas burimeve nga vetë fshati ku ka ndodhur ngjarja e pazakontë në Kapinovë të Egër, 93- vjeçarja Hatixha Hasa pret arkivolin për t’u varrosur, ndërsa 12 persona mbeten të bllokuar për 8 orë nga dëborë në Qafën e Drvisë. Asqeri Hasa, djali i 93-vjeçares, është shprehur në telefon me familjarët e tij: Varroseni nënën pa arkivol nuk mundem ta sjell, jam bllokuar në dëborë në Qafën e Devris dhe atë të Lesnjes. Të gjendur në situatën më kritike të jetës së tyre, të 12 personat mes të cilëve dhe tre gra janë munduar të kthehen mbrapsht duke lënë në mes të dëborës arkivolin. Sipas burimeve të afërta të kësaj famijeje, djali i madh i të ndjerës, Asqeri Hasa, ka komunikuar me personat familjar të mbetur në shtëpi që këta të fundit nëse munden të varrosin nënën, pasi ai dhe 12 personat që e shoqëronin nuk mundën të kalonin Qafën e Drevisë dhe atë të Leshnjes për të mbërritur në fshatin Kopinovë. Pas ndihmës dhe nga banorë të tjerë ata kanë mundur të mbërrijnë në fshat dhe të varrosin nënën e vdekur.
Jo shumë e zakonshme për qytetin e Beratit! Reshjet e borës kanë zbardhur për disa minuta krejt qytetin dhe fshatrat në rrethinat e tij.
Në zonat e thella malore të Skraparit dhe ato të Beratit reshjet e borës janë bërë shkak për bllokimin disa javor të rrugëve, ndërsa në qytet banorët kanë shijuar borën.
Pa ushqime
Familja me 9 pjesëtarë e izoluar,
vendoset kontakti nga komuna
LIBRAZHD- Komuna ka arritur të kontaktojë me familjen Jelini në fshatin Sopot të rrethit të Librazhdit. Familja e Nazmi Jelinit jeton në malin e Sopotit, ku trashësia e dëborës është mbi 2 metra dhe prej disa ditësh nuk kishte zbritur në qendër të fshatit për t’u furnizuar me ushqime. Pas apelit të vëllait të kryefamiljarit, Shefkiut që jeton në komunën Gjinar, një grup banorësh të komunës Stravaj të kontaktuar nga kryetari i komunës kanë arritur të lidhen me këtë familje. Të 9 pjesëtarët nuk kanë pasur probleme shëndetësore dhe mungesa e energjisë kishte shkëputur lidhjet me pjesën tjetër të fshatit dhe të afërmit. Ata kanë probleme të mëdha me furnizimin me ushqime. Në Stëblevë deputeti Ardian Turku bashkë me Shtabin e Emergjencave kanë arritur të dërgojnë një sasi të konsiderueshme ndihmash në Stëblevë pas hapjes së rrugës deri në qendër të komunës.
L. Ll