E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kampionët e Gjermanisë: Kjo kombëtare, pa “tru”

Gjermania nuk e ka për herë të parë që kritikohet ashpër nga mediat dhe legjendat e futbollit pas një rezultati zhgënjyes.

Ish-kampioni i Botës (1990) dhe Evropës (1996), Jurgen Kohler, ka kryqëzuar Gjermaninë e trajnerit, Joachim Low, në veçanti dy kapitenët, Filip Lahm dhe Bastian Shweinsteiger. “Gjermania dhuron një futboll fantastik, mjaft atraktiv, por të luash bukur nuk mjafton. Ne kemi nevojë për tipa me instinkte vrasësi. Ne kemi pak si shumë ëndërrimtarë.

Më çudit edhe fakti që dy kapitenët kanë kaluar pesë turne ndërkombëtare dhe në ndeshje vendimtare fshihen pas hijes së tyre. Ajo që më shqetëson më shumë, janë deklaratat e tyre pas ndeshjes. Në vend që të irritohen dhe të shqetësohen, flasin me fjalë të bukura. Kjo Gjermani nuk ka mentalitet fituesi, gjë që e bën të mos fitojë titull”, komentoi Jurgen Kohler.

Ndërsa Didier Hamann shton “Lojtarët nuk e kanë forcën psikologjike për të hedhur hapin e duhur. Ta harrojnë trofeun në 2014-ën”. Kurse eksperti Thomas Bertold akuzon “Dy kapitenët kanë mbetur në vend numëro. S’kanë personalitetin e duhur”. 

(a.k/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›