De Biazi: Çfarë duhet të bëjë më shumë FSHF për futbollin
Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë mendon se janë të pakta shanset që përfaqësuesja të kualifikohet në finalet e Botërorit 2014. Xhani De Biazi ishte dje në studion e "Mëngjes me Endrin" në televizionin AS dhe komentoi rinovimin e ekipit dhe çfarë mund të bëjë me mirë Federata për futbollin në vend.
Endri Xhafo - Trajner, përpara se të largoheni, si e gjykoni eksperiencën tuaj të deritanishme në drejtimin e Kombëtares sonë?
Xhani De Biazi - Do të thoja një eksperiencë shumë pozitive, duke mbajtur parasysh që jemi angazhuar në një projekt të ri, jemi në një fazë tranzicioni. Shumë lojtarë të dikurshëm nuk janë më. Kemi pra një grup të rinuar, me lojtarë që nuk kanë eksperiencën e nevojshme. Do të thoja që deri tani, në katër ndeshjet e luajtura për kualifikatoret, kemi luajtur mirë. Keqardhja më e madhe është që nuk morëm 3 pikë me Islandën, që do të na kishte vënë në një tjetër situatë në klasifikim.
E pikërisht, duke folur për Islandën. Islandezët gjuajtën dy herë në portë dhe shënuan. Duke pasur parasysh këtë dhe mbi të gjitha rezultatet e ndeshjeve të tjera, mendoni se shanset tona, shpresat tona do të ishin ndryshe nëse do t'i kishim fituar këto tre pikë me Islandën?
Unë mendoj se shpresat tona duhet të mbeten të pandryshueshme. Por me siguri duhet edhe të përballemi me një realitet që na vë përballë kundërshtarë që kanë mbase pak më shumë avantazh se ne, jo nga këndvështrimi numerik, por sepse janë pjesë e një projekti më të eksperimentuar, ndërkohë që ne jemi rinovuar vetëm pak kohë më parë. Dhe si të gjitha gjërat e jetës, edhe ne kemi për pak kohë më shumë për të realizuar objektivat tona.
Pas ndeshjes me Islandën shtypi ju kritikoi për zgjedhjet teknike që bëtë në pozicionimin e lojtarëve. Dhe mesa duket ju nuk e keni pritur mirë, sidomos si italian që jeni. Sepse në vendin tuaj, kur bëhet fjalë për Kombëtaren që gjithë gazetarët sportivë dhe jo vetëm e bëjnë me qejf rolin e trajnerit të Kombëtares. Dhe pavarësisht kësaj, në ndeshjen me Slloveninë ju bëtë ndryshime dhe ne fituam. Tek e fundit gazetarët dhe komentatorët tanë nuk e patën edhe aq gabim?
Shiko, unë mendoj se futbolli shpjegohet gjithmonë dhe vetëm me rezultate. Unë besoj se për të vlerësuar një lojë të caktuar është thelbësore të shihet sa herë gjuan në portë, sa kohë e zotëron topin, si ke luajtur, etj. Mendoj se nëse duhet të analizojmë edhe ndeshjen me Islandën, ne kemi pasur me siguri më shumë raste se ata. Me siguri që nuk ishim as me fat dhe as të aftë ta fitonim ndeshjen dhe pësuam, siç edhe ti e the me të drejtë, dy situata të rrezikshme, në të cilat ata bënë gol. Duke pasur parasysh që luanim ndeshje të afërta, të premten dhe të martën, unë kërkova që të nxjerr në fushë kundër Sllovenisë, lojtarë që ishin më mirë fizikisht. Dhe do të thoja që jam i kënaqur nga ata që luajtën.
Ju thatë që skuadra është rinuar. Si i përzgjidhni lojtarët tanë? Jua këshillon Federata apo keni mundësi të ndiqni dhe vetë ecurinë e tyre në klubet ku luajnë?
Unë dhe bashkëpunëtorët e mi kemi pasur mundësi të lëvizim shumë për të sjellë lojtarë që mund të na shërbejnë për objektivin tonë. Do të thoja që ndonjë lojtar interesant ka mbërritur: Çani është një debutues në Kombëtare, Sadiku vjen nga ekipi i 21- vjeçarëve, por është debutues, Meha është debutues, Kukeli është debutues, Berisha është debutues në Kombëtare. Pra, ndërkaq nja 5 fytyra të reja i kemi parë. Të përpiqemi të japim të mirën tonë, për të përmirësuar aspektin cilësor të skuadrës. Nëse rritet aspekti cilësor i skuadrës, me siguri do të rritet edhe produkti final.
Ç'mendim keni për Ligën tonë Superiore? Dhe nivelin e futbollit në përgjithësi?
Në nivel absolut mund të themi se nuk jemi në nivelet më të larta, por ka lojtarë të mirë. Unë tërheq lojtarë nga Liga Superiore dhe 4-5 lojtarë luajnë në Kampionatin Shqiptar, por është e qartë që nuk është kampionati më konkurrues i botës. Ne kemi lojtarë të shpërndarë në të gjithë Europën dhe problem më i madh për mua është të udhëtoj, të shoh, të përpiqem të tërheq lojtarë që vijnë nga mjedise njëri më i ndryshëm se tjetri. Kështu pra, nuk mund të kem një bllok, siç mund të ketë Spanja me bllokun e Real Madridit apo të Barcelonës. Përtej vlerave teknike, problem është pasja e 4-5 lojtarëve mbi të cilët të mbështetem.
Pikërisht, duke parë si luajtën 19-vjeçarët, mendoni se atje do të keni një rezervë lojtarësh mes atyre të rinjve?
Unë mendoj se 19-vjeçarët janë lojtarët të mirë. Mes tyre ka me siguri 4-5 që mund të aspirojnë të rriten, por që në këtë moment, sipas meje, është e parakohshme të flitet për këtë. Por vetëm që janë, është për mua një motiv kënaqësie që Federata po punon për të përmirësuar aspektin cilësor të skuadrës.
Nga përvoja juaj, kur mendoni se Shqipëria do të jetë gati - apo s'do të jetë asnjëherë - për t'u kualifikuar për në një kampionat europian apo Botëror?
Nuk e di kur do të jetë. Me siguri nëse punohet në vazhdimësi mbi një grup, duke u përpjekur për ta rritur atë, - mund të jenë 21- vjeçarët, 19- vjeçarët që folëm më parë, plus disa lojtarë interesantë sipas meje, që sot janë në Kombëtare, të datëlindjeve 91, 89, 88, këta lojtarë mund të fitojnë eksperiencë, sipas meje të sjellin një vlerë të shtuar.
Mesa kuptoj, ju po pranoni që nuk është objektiv i kësaj Kombëtareje të kualifikohet?
Të ikim që këtë herë? Shiko, sinqerisht, nëse ia dalim, kjo do të jetë për shkak të një vendosmërie të brend-shme, e ndoshta shumë faktorë ndikojnë për ta arritur këtë objektiv. Eshtë e qartë që është shumë e vështirë. Siç e thashë edhe më parë jemi në një fazë tranzicioni, por kjo nuk do të thotë që nuk do të bëjmë gjithçka për ta provuar të kualifikohemi. Grupi, për ashtu si kanë vajtur punët deri tani, është mjaft i ekuilibruar. Eshtë një skuadër që është mbi të gjitha, që është Zvicra, për të tjerat do të thoja që është një grup ku mund të fitohen të gjitha ndeshjet, por edhe të humben. Pra, është një grup shumë i ekuilibruar, kështu që na takon neve dhe lojës që të përpiqemi të shfrytëzojmë ndeshjet që mbeten.
E kuptoj që është pak e vështirë për ju të gjykoni punën e Federatës sonë të Futbollit, duke parë që është punëdhënësja jua), por nga përvoja juaj e deritanishme, çfarë mendoni se mund të bëhet më shumë për rritjen e nivelit në përgjithësi të futbollit tonë?
Për sa më takon, nga ana mendore them me vete, sa herë fitoj, mund të ishte bërë më mirë. Kur barazoj mendoj se çfarë mund të mendoj. Kështu pra, unë jam gjithmonë gati të shoh atë që mund të përmirësohet. Unë mendoj se mund të përmirësohen mjaft gjëra, disa aspekte nga ana administrative, disa aspekte nga ana e zbulimit të talenteve, dhe pastaj, sipas meje, në vazhdimësinë e punës që po bën aktualisht Federata. Si të gjitha situatat që janë në ndryshim, edhe kjo do të ndiqet me mjaft vëmendje, kështu mbetet për të shumë punë me moshat e vogla, për të pasur kthimin mbrapsht gjatë viteve. Dhe një vëmendje të madhe 19-vjeçarëve dhe 21-vjeçarëve, që duhet të jenë serbatori i Kombëtares.
Trajner, sa kohë kaloni në Shqipëri?
Gjithë kohën që më duhet për të verifikuar të gjitha aspektet që shërbejnë në punën tonë. Ajo që po thoja qëparë, është që kemi shumë lojtarë të shpërndarë në vende të ndryshme të Europës dhe kjo sipas meje është puna që kërkon më shumë kohë dhe më shumë lodhje.
Trajner ju falenderoj dhe ju uroj shumë suksese në ndeshjet e tjera...
Faleminderit ty për ftesën. Për mua ishte kënaqësi dhe përfitoj të them se nëse nuk jam në Shqipëri, sepse më duhet të punoj, ama kur jam, ndihem mirë mes jush.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)