E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria shkel armëpushimin, luftime të ashpra në Idlibi

Megjithëse të dyja palët në Siri premtuan për një armëpushim gjatë festës së Kurban Bajramit, raportimet nga ku vend bëjnë me dije për luftime të ashpra në provincën veriore të Idlibit, mes forcave qeveritare dhe kryengritësve.

Aktivistët sirianë thonë se luftimet kanë ndodhur edhe në afërsi të një baze ushtarake, duke lënë të vrarë disa persona në një lagje periferike të Damaskut.

Gjithashtu raportohet se disa vrasje kanë ndodhur edhe në qytetet e Homsit dhe Idlibit. Ndërkohë, në vende të tjera, më mijëra protestues e kanë shfrytëzuar situatën për tu mbledhur në protesta kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.

Armëpushimi ndërmjet forcave qeveritare të Sirisë dhe kryengritësve rebelë hyri në fuqi sot dhe është dashur të zgjasë gjatë katër ditëve të Festës së Kurban Bajramit.

I dërguari ndërkombëtar për krizën, Lakhdar Brahimi, ka thënë se armëpushimi mund të nisë procesin e përmbylljes së konfliktit 19-muajsh, në të cilin kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›