E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poulsen përfundon në Francë

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 15:31

Liverpool ka arritur marrëveshje me klubin francez Evian TG, për shitjen e mesfushorit Christian Poulsen, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Vlera e transferit të futbollistit danez nuk është bërë e ditur, por largimi i ish futbollistit të Sevillës e Juventusit ishte i pashmangshëm, pasi që ai nuk bënte pjesë në planet e menaxherit Kenny Daglish.

31 vjeçari ishte blerë nga Juventusi për 6 milionë euro, verën e kaluar, por ai hasi në vështirësi të përshtatej në futbollin anglez. Për Poulsenin, interesim kishte shfaqur edhe Espanyoli, por ai vendosi t’i bashkohej debutuesit të Ligue 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›