E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Canio rrah lojtarin (VIDEO)

Paolo Di Canio po e shfaq karakterin e tij të dhunshëm edhe si trajner. Italiani ka kapur për fyti sulmuesin e tij, Leon Clarce, pas një mosmarrëveshjeje. Për momentin, ish futbollisti i Lazios dhe West Hamit, nuk rrezikon shkarkimin nga Swindon. Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 15:55

Paolo Di Canio e ka nisur në mënyrë katastrofale eksperiencën si trajner në Angli. Trajneri italian ka pësuar pesë humbje rresht, përfshirë këtu kampionatin dhe kupën.

Së fundmi, ekipi i tij Swindon u eliminua nga Carling Cup, pas humbjes 3:1 nga Southhampton, 3:1. Tifozët e pritën me zhgënjim këtë humbje, ndërsa Di Canio ia komplikoi edhe më shumë punët vetes, kur shkoi dhe u përlesh me sulmuesin e tij, Leon Clarce, në tunelin që qon në zhveshtore.

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Express’, i cili e publikoi videon e incidentit, gjithçka ka nisur pas një diskutimi ndërmjet Clarke dhe përgatitësit atletik të klubit, Claudio Donatelli.

Duke i parë tonet e ekzagjeruara, Di Canio ka kërkuar nga lojtari që të kthehet në zhveshtore, për të pushuar para pjesës së dytë, por sulmuesi nuk e ka marrë mirë këtë udhëzim dhe ka filluar të fjaloset edhe me trajnerin.

Pas kësaj ish futbollisti i Lazios e West Hamit, u zemërua dhe ia vendosi duart në fyt lojtarit të tij. Është dashur të intervenojë sigurimi dhe udhëheqësit e Swidon, për t’i qetësuar gjakrat. Presidenti i klubit, Jeremy Wray e ka mbrojtur 43 vjeçarin, për të cilin thotë se nuk do të largohet nga Anglia.

“Nëse ky rast do t’i ndodhte dikujt tjetër e jo Paolos, as që do të diskutohej. Por, ne e respektojmë trajnerin tonë. Ishte një incident dhe nuk do të marrim ndonjë vendim derisa t’i njohim faktet. Leoni dhe përgatitësi atletik po flisnin, ndërsa Paolo ishte i brengosur për këtë gjë, sepse sipas tij, gjërat do të duhej të sqaroheshin në zhveshtore dhe është munduar ta dërgojë Leon në tunel. Në këtë rast, nuk e di se çka ka ndodhur, ndoshta ka eksploduar situata. Trajneri megjithatë është munduar ta menaxhojë situatën”, theksoi Wray.

Pas përleshjes së dhunshme, Clarke kishte refuzuar të futej në zhveshtore, ndërsa pasi është konsultuar me Wray në mes të fushës, ka shkuar në shtëpi me fanellën ende të veshur. Di Canio është treguar problematik edhe në kohën kur ishte lojtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›