E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-kreu i FMN paditet sërish për sulm seksual

PARIS- Ish-Kreu i FMN Strauss-Kahn është padtur sërisht sot për sulm seksual. Padia e dytë brenda një kohe shumë të shkrutër këtë radhë bëhet nga gazetarja njëkohësisht edhe shkrimtarja franceze Tristane Banon.

Lajmi bëhet i ditur nga avokati i 32-vjecares Banon i cili ka deklaruar se klientja e tij do të depozitojë nesër denoncimin e saj, pasi sipas pretendimeve të gazetares ish-kreu i FMN ka tentuar të ngacmojë seksualisht. Mbi këtë akuzë e cila do të shqyrtohet të mërkurën nga Gjykata e Parisit 32-vjecarja kërkon një dëmshpërblim.

Gazetarja mësohet të ketë rrëfyer në një emision televiziv në vitin 2007 që Kahn gjatë një interviste me gazetaren kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht. ngjarja në fjalë ka ndodhur para 5 vjetëve. Por, gjatë emisionit emri i politikanit të njohur ishte mbuluar nga një efekt (bip).

Në rrëfimin e saj gazetarja tregon se ish kreu i FMN ka tentuar ta dhunojë forcërisht dhe pa dëshirën e saj, ndërkohë që gjatë sulmit ajo e ka goditur me shkelma.

Nesër në një intervistë eskluzive gazetarja do të zbardhë dëetaje të reja mbi ngjarjen.
(e.m.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›