Maqedonia trashëgon ambasadë në Kanbera e konsullatë në Athinë
SHKUP- Si rezultat i fazës së parë të ndarjes së pronës nga shteti i përbashkët Maqedonia do të trashëgojë nga ish Jugosllavia, ambasadë në Kanbera dhe konsullatë në Athinë.
Mediat vendase bëjnë me dije se sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme serbe Vlladimir Çurguz ka deklaruar se në pajtueshmëri me marrëveshjen Serbia do t’i japë Kroacisë ndërtesën e ambasadës së Vjenës dhe dy ndërtesat në Trieste. Ndërkohë Sllovenia do të fitojë rezidencën në Romë dhe konsullatat në Klagenfurt dhe Milano.
Bosnje dhe Hercegovinës do t’i takojë rezidenca në Budapest dhe shtëpi në Uashington. Serbisë do i mbetej ambasada në Pragë si dhe rezidenca në Uashington dhe Otavë.
Ndarja e pronës bëhet sipas kuotës së shteteve të mëparshme të federatës jugosllave, derisa ndarja e radhës është në muajin shtator të këtij viti.
(e.m/tg/BalkanWeb)