E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kreu i PS-se Sarande, Kristopulin e akuzonte SHIK-un per trafik armesh

Ish-kryetari i Partise Socialiste ne Sarande ka treguar dje, kercenimet qe i jane bere Ziso Kristopulit, si dhe gjendjen e tij pas marrjes nga Sherbimi Informativ. Astrit Llanaj ka shpjeguar se gjate kohes qe Ziso ishte ne krye te partise, i kishte shkuar disa here ne zyre duke i thene se kishte marre kercenime te shumta. "Ne muajin tetor me vijne perfaqesuesit e partise se Ksamilit dhe me thone qe kane marre Zison, ata te Sherbimit Informativ. Kam shkuar menjehere ne zyre dhe kam zbritur nga shkallet e godines, ku jam ndeshur me ish-kryetarin e SHIK-ut, Alfred Duken. E kam pyetur ne lidhje me Remziun dhe me eshte treguar shume i ftohte duke bere sikur nuk e njihte", ka treguar deshmitari. Sipas tij, ai kishte vene nje njoftim ne gazeten "Koha Jone", e cila jepte lajmin cdo dite. Pas disa ditesh Ziso Krtisopuli do te lirohet. "I kam shkuar ne banese. Ishte rrahur barbarisht, kishte shenja. Kur e kam pyetur me tha qe e akuzonin per trafik armesh, dhe kishte firmosur ate qe i kishin kerkuar. Me tha qe kishte dy mundesi ose te firmoste ose do ta vrisnin", ka vazhduar Llanaj. Ne fund deshmitari, ka shpjeguar se Ziso i kishte thene qe nuk njihte njeri pasi i kishin vene thesin ne koke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›