Mashtruesi i 2.4 milione dollareve, sillet te vuaje 13 vite burg
TIRANE - I larguar nga Shqiperia prej vitesh, diten e djeshme, Interpol Tirana e ka sjelle ne pranga nga Itali. Burime zyrtare te Policise se Shtetit, bene te ditur dje se nje 46-vjecare nga Shkodra, i denuar nga drejtesia shqiptare per "vjedhje me ane te mashtrimit", eshte ekstraduar nga Italia ne Shqiperi. Ahmet Baci, do te vuaje denimin e dhene me pare nga Gjykata e Tiranes per mashtrimin e 160 qytetareve, te cileve u ka borxh me shume se 2.4 milione dollare. Policia e Shtetit, beri te ditur se 46-vjecari Baci, eshte denuar ne vitin 2001 nga Gjykata e Tiranes me 13 vjet heqje lirie, per akuzen "vjedhje me ane te mashtrimit" me shume se nje here. Ai eshte vene ne pranga ne Itali, ne 22 prill 2008, me qellim per t'u ekstradua drejt Shqiperise. Sipas burimeve, Baci, ka qene ortaku i vetem dhe administratori i shoqerise "Univers" me seli ne Vore, Tirane, qe nga marsi i vitit 1994. Sipas policise, ne kete vend ai ka ushtruar aktivitetin kriminal, duke vjedhur me ane te genjeshtres dhe shperdorimit te besimit, pasurine e qytetareve te ndryshem. Aktiviteti kriminal i kryer per periudhen kohore 1994-1997 nga 46-vjecari nga Shkodra permes premtimit per investime ne aktivitete fitimprurese te pasurise se 160 personave, rezulton ne vleren e 2.436.361 USD. Ne aeroportin "Nene Tereza" ne Rinas, Baci, iu dorezua autoriteteve te DPB per te vuajtur denimin e dhene nga drejtesia shqiptare.
A. Cena
A. Cena