E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remzi Hoxha, kercenohej edhe nga Serbia

Tirane- Biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha ishte kercenuar edhe me pare nga autoritet serbe. Deshmitari Basri Zuka, ka treguar dje para gjykates njohjet e tij me biznesmenin, si dhe dijenite qe ai ka marre per zhdukjen e tij. "Remzi Hoxhen e kam njohur ne shkurt te vitit 1990, kur me eshte paraqitur me nje shokun tim Shefqet Maliqi, dhe me kane kerkuar qe te behem anetar i Sindikates se Ekonomise se Vogel dhe te Zejtarise ne Kosove. Ne vitin 1989 eshte thirrur nga autoritetet serbe, pasi ka mbeshtetur greven e minatoreve. Shpjegime ka dhene edhe ne vitin 1991", ka nisur te deklaroje deshmitari nga Kosova. Me tej ai ka shpjeguar se biznesmenit kosovar, i kane bere disa here kercenime qe te largohej nga Ferizaj i Kosoves, vend ne te cilen edhe jetonte me familjen e tij. "Remziut i ishte bere shantazh deri ne vrasjen e familjes se tij si dhe ne djegien e baneses", ka theksuar me tej Zuka. Deshmitari ka shpjeguar se per zhdukjen e Hoxhes e ka marre vesh nga nje prej vellezerve te tij, por me shume informacione kishte marre nga Avdyl Loshaj. Mesohet se Loshaj, i kishte treguar se ishte rrembyer nga Sherbimi Informativ, duke u akuzuar per vrasjen e ish-ministrit te Brendshem, Agron Musaraj. Loshaj pasi ishte liruar kishte shkuar ne Kosove, ku dhe kishte kontaktuar ne 26 janar te vitit 1997 me vellane e Remziut, Ethem Hoxhen, i cili me pas e kishte adresuar tek Zuka. Deshmitari ka shpjeguar se biseda eshte zhvilluar ne zyrat e Partise Unikomb ne Prishtine. "Meqe ishte hera e pare, biseden e kam regjistruar dhe me pas e kam zbardhur, te gjitha i kam dorezuar ne prokurori. Gjate bisedes, Loshaj permendi tre emra, qe nuk i mbaj mend. Loshaj me tha se kishte degjuar te bertiturat e Remziut. Kur me ka thene keto fakte, ka qene ne gjendje shpirterore jo shume te mire", tregoi deshmitari ndersa theksoi se "Remziun e kishin mbeshtjelle me carcaf, i kishin futur nje arme ne goje dhe kishin stimuluar shkrepjen, pasi arma nuk kishte plumba". Ne fund deshmitari ka sqaruar se ishte takuar edhe me te emen e Avdyl Loshaj e cila i kishte treguar se kur i kishte ardhur i biri nga Shqiperia, dhembet i kishte te thyera. Te pandehurit qe akuzohen ne kete proces gjyqesor jane; Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, te tre ish- punonjes te Sherbimit Informativ Kombetar (SHIK-ut).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›