E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen me 10 pako hashash, marrin 20 vjet

Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar dje me 20 vjet burg, dy te pandehurit e akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Togat e zeza kane shpallur fajtor Skender Bazen dhe Dhimo Korajin. Dy te akuzuarit u vune ne pranga ne 22 mars te vitit te kaluar, ne saje te operacionit te koduar "Korbi", ne piken kufitare te Kakavijes. Arrestimi i tyre u be i munduar nga agjentet e antidroges, te cilet gjate nje kontrolli te ushtruar ne automjetin tip trailer, me targe SR 0492 B, i cili drejtohej nga shtetasi Dhimo Koraj, ne gomen rezerve te ketij kamioni gjeten 10 pako te mbeshtjella me natriban, e dyshuar si bime narkotike e llojit canabis sativa. Sasia e lendes narkotike ishte destinuar per t'u trafikuar drejt Greqise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›