Ish-kryebashkiaku Koka, kryetar i LSI ne Durres
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ishte dje ne qytetin e Durresit ku ka marre pjese ne perfundimin e riorganizimit te LSI-se te ketij rrethi, ndersa ka prezantuar dhe kryetarin e ri te LSI-se ne kete qytet, Lefter Koken. Ne kete takim, Meta se pari ka falenderuar qytetaret e Durresit per mbeshtetjen qe i ka dhene kesaj partie, qysh ne fillimet e saj e ne vazhdim. "Koha po tregon dhe do te tregoje, se Levizja Socialiste per Integrim nga forca e dyte politike qe eshte sot ne Durres, do te jete forca e pare politike me 28 qershor te 2009", theksoi lideri i LSI-se. Duke folur per papunesine, Meta pohoi se prioriteti i qeverise se tij do te jete punesimi i qytetareve per te ndertuar te ardhmen e Durresit dhe te mbare Shqiperise. Gjithashtu, ai eshte ndalur edhe ne problemet qe ka sot bujqesia, per sa i perket subvencionimit dhe ka premtuar se prioritet i tyre do te jete rritja e eksportit te produkteve bujqesore. "Angazhimi kryesor i partise se tij do te jete heqja e flamurit te Shqiperise nga lista e zeze e transportit detar, si dhe punesimi i 20 mije qytetareve ne kete fushe", premtoi nder te tjera, Ilir Meta. Me pas, fjalen e mbajti kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ne Durres, Lefter Koka, i cili ritheksoi edhe nje here se qellimi i vetem qe i eshte bashkuar forces politike se LSI-se, jane interesat e perbashketa te vendit. Takimi eshte pershendetur nga analisti i njohur Artur Zheji. Ndersa ka dale ne mbeshtetje te LSI-se, Zheji pohoi se vendi ka nevoje per nje ndryshim, qe vetem kjo force politike mund ta sjell. Ndersa, ne fund te takimit, Meta garantoi qytetaret durrsak, por edhe te gjithe Shqiperise, se ne qershor te vitin 2009, LSI do te jete forca e pare politike qe do te drejtoje qeverisjen e vendit, por edhe qe do te ktheje qeverisjen me syte nga populli per t'i dhene shpresen, moralin dhe dinjitetin e merituar.
E.Arapi
E.Arapi