E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te prekurit nga ligji, s'largohen menjehere"

Ne letren zyrtare te derguar ne Gjykaten Kushtetuese, Kuvendi kritikon dhe ankesat qe kane bere, per pezullimin e ligjit te hapjes se dosjeve si te opozites, ashtu dhe te Shoqates se Prokuroreve apo Komitetit Shqiptar te Helsinkit. "Nje kerkese e tille nuk mbeshtetet ne Nenin 45 te ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese". Ky ligj nuk sjell pasoja qe prekin interesa shteterore, shoqerore apo te individeve", theksohet ne leter. Per me teper, sipas juristeve te Kuvendit, pasoja te tilla nuk mund te jene te menjehershme, per te justifikuar shqyrtimin per marrjen e mases se pezullimit perpara se kjo kerkese, te shqyrtohej ne seance plenare te Gjykates Kushtetuese. "As kerkuesit dhe askush tjeter nuk mund te pretendoje se, procesi i verifikimit te subjekteve eshte antikushtetues dhe si i tille ne vetvete perben nje shkak, per pezullimin e tij nga Kushtetuesja", vijon komenti. Ne leter theksohet se, transparenca e cdo zyrtari per te kaluaren e tij, eshte detyrimi minimal kundrejt bashkeqytetareve te tij. Cdokush do te kishte te drejte te verifikonte fakte dhe rrethana, qe lidhen me te kaluaren e nje zyrtari te larte ne vendin tone. Nese do te kerkohej te pezullohej ky proces, atehere kjo do te ishte nje shkelje flagrante e Kushtetutes.

Mbrojtja

Para se Gjykata Kushtetuese te nise shqyrtimin e ankesave, per ligjin mbi pastertine e figurave, juristet e Kuvendit reaguan duke theksuar se ligji nuk e shkel Kushtetuten dhe per me teper, nuk duhet te pezullohet zbatimi i tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›