"Kushtetuesja, kujdes me "Dosjet"
Rozeta Rapushi
Kuvendi i beri te ditur dje zyrtarisht Gjykates Kushtetuese, se e ka te pamundur te marre ne shqyrtim ankesat per ligjin e hapjes se dosjeve. Nepermjet nje letre zyrtare, dorezuar ne Gjykaten Kushtetuese, kabineti juridik i Kuvendit, u shpjegon anetareve te gjykates, arsyet se pse nuk mund te shqyrtojne kete ligj. Ne letren e gjate, Kuvendi shprehet se ne rastin e kerkeses se paraqitur ne Gjykaten Kushtetuese, ku kerkohet shfuqizimi i ligjit "Per pastertine e figures se funksionareve te larte te administrates publike" jemi perballe rastit kur anetaret e Gjykates Kushtetuese, sipas Nenit 3 te ligjit, do t'i nenshtrohen procesit te verifikimit. Sipas juristeve, Neni 36 i ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese" parashikon qe: "Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese eshte i detyruar te heqe dore nga shqyrtimi i nje ceshtjeje konkrete, kur per shkak te lidhjeve fisnore apo lidhjeve te tjera me pjesemarresit ne gjykim, vihet ne dyshim objektiviteti i tij. Ndaj per ta, me nje arsyetim te thjeshte, kuptohet lehtesisht, qe anetaret e Gjykates nuk mund te gjykoje nje ceshtje, qe lidhet drejtperdrejt me vete personin e tij. Ne kete rast gjyqtari objektivisht vihet ne pamundesi per te gjykuar kete ceshtje", thuhet shprehimisht ne leter. Juristet duke dhene dhe shembuj te gjyqtareve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per ceshtje te ngjashme, shprehen se, "paanesia do te thote para se gjithash, qe cdo anetar i trupes gjyqesore ne asnje rast, apo rrethane te mos ndikohet nga asnje faktor tjeter, pervecse ligjit". Ne te kundert do te kishin nje konflikt interesi. Per me teper, ne jurisprudencen tone Kushtetuese por edhe ne ate te Gjykates se Strasburgut, eshte pervijuar qarte nje parim themelor sipas se cilit, drejtesia jo vetem qe duhet te jete, por edhe duhet te duket si e tille. Ne fund te letres, theksohet dhe fakti se Parlamenti nuk eshte kunder gjykimit nga Gjykata Kushtetuese, por situata, qe me sa duket ndodhet Gjykata Kushtetuese, kerkon te gjeje menyren qe te gjykoje jashte konfliktit te interesit, te gjeje instrumentet, per sa kohe te dhenat e bera publike lene te kuptojne se ka anetare te gjykates ne konflikt te hapur interesi. Si dhe se, letra nuk ka si qellim per te ndikuar qofte edhe ne menyren me te terthorte ne vendimmarrjen tuaj. Qellimi i saj nuk eshte as te rikujtoje per autoritetet e jurisprudences, parimet e shtetit juridike dhe te se drejtes. "Nese do te kerkohej pezullimi i ketij procesi, atehere kjo do te ishte nje shkelje flagrante e Kushtetutes", thuhet ne leter.
Paralajmerimi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli la te kuptohet dje se ne fillim te javes se ardhshme, Kuvendi do te miratoje anetaret e Komisionit te Verifikimit per pastertine e figurave. Pavaresisht kritikave te shumta te nderkombetareve.
Pikat kontestuese te Kuvendit
Nje nga parimet themelore dhe universale te gjykimit kushtetues, ne shqyrtimin e ceshtjeve eshte paanesia e trupes gjyqesore.
Ne rastin e kerkeses se paraqitur ne Gjykaten Kushtetuese, ku kerkohet shfuqizimi i ligjit "Per pastertine e figures se funksionareve te larte te administrates publike dhe te te zgjedhurve" jemi perballe rastit kur anetaret e Gjykates Kushtetuese, sipas Nenit 3 te ligjit, do t'i nenshtrohen procesit te verifikimit.
Neni 36 i ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese" parashikon qe: "Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese eshte i detyruar te heqe dore nga shqyrtimi i nje ceshtjeje konkrete, kur per shkak te lidhjeve fisnore apo lidhjeve te tjera me pjesemarresit ne gjykim, vihet ne dyshim objektiviteti i tij".
Ne nje arsyetim te thjeshte mund te kuptohet lehtesisht, qe ai nuk mund te gjykoje nje ceshtje, qe lidhen drejtperdrejt me vete personin e tij.
Ne kete rast gjyqtari objektivisht vihet ne pamundesi per te gjykuar kete ceshtje.
As kerkuesit dhe askush tjeter nuk mund te pretendoje se, procesi i verifikimit te subjekteve eshte antikushtetues dhe si i tille, ne vetvete perben nje shkak per pezullimin e tij nga Gjykata Kushtetuese.
Transparenca e cdo zyrtari per te kaluaren e tij eshte detyrimi minimal kundrejt bashkeqytetareve te tij. Cdokush do te kishte te drejte te verifikonte fakte dhe rrethana, qe lidhen me te kaluaren e nje zyrtari te larte ne vendin tone.
Nese do te kerkohej te pezullohej ky proces, atehere kjo do te ishte nje shkelje flagrante e Kushtetutes.
Ky Parlament ne respekt te plote te autoritetit te Gjykates Kushtetuese, mendon se cdo gjykim i ligjit ne mosrespekt te principit te shmangies se konfliktit te interesit, eshte nje dem i rende per nje parim themelor te etikes se gjyqtareve, mbi konfliktin e interesit .