E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish kryeministri Kostas Simitis: Greqia nuk ka mashtruar

ATHINE - Ish kryeministri grek Kostas Simitis i jep përgjigje deklaratës së presidentit francez Nikolas Sarkozi, lidhur me pranimin e Greqisë në euro, gjatë një interviste për gazetën franceze “Le Monde”.

Kostas Simitis theksoi se shifrat greke, gjatë periudhës së anëtarësimit të vendit në Eurozonë, nuk ishin të rreme dhe kritikoi faktin që Sarkozy këmbëngul në këtë pikëpamje.

"Është e rëndësishme për të kuptuar mirë problemin grek," vëren z. Simitis, i cili, duke iu referuar deklaratave të Nikolas Sarkozi në kanalin TF1 për "prova të fabrikuara" dhe "gabime", shprehet se kriteret e hyrjes në BE janë të specifikuara.

Kostas Simitis shtoi se performanca e Greqisë ishte testuar nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane.

"Greqia ka hyrë në zonën e euros, bazuar në performancën e vitit 1999. Në vitin 2004, pas zgjedhjeve dhe ardhjes në fuqi të Demokracisë së re, qeveria e re lëvizi duke ndryshuar mënyrën e regjistrimin e shpenzimeve ushtarake në buxhet. 

Në vend që shpenzimet të regjistroheshin datën e marrjes së pajisjeve, si në gjithë vendet e tjera, qeveria i regjistronte ditën e marrjes së porosisë. 

Kështu sasi të konsiderueshme parash që duhet të përfshiheshin në buxhetin e pas vitit 2004, janë regjistruar si shpenzime të periudhës së kaluar, duke krijuar në këtë mënyrë deficitin", sqaron ish-kryeministri grek.

Kostas Simitis, thotë se ai është "i trishtuar" që Sarkozi i referohet përsëri kësaj çështjeje në mënyrë arbitrare dhe nuk merr parasysh vlerësimet e Komisionit Evropian dhe BQE.

Simitis kujton më tej se deficiti buxhetor i Francës pas hyrjes në zonën e euros në vitin 1997 (3.3%) ishte më e madh se ai i Greqisë (3.1%).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›