E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori D'Elia në Vlorë, takohet me përfaqësues vendorë

VLORE - Para përfundimit të mandatit të tij diplomatik në Shqipëri, Ambasadori italian Saba D’Elia zhvilloi një vizitë në qytetin e Vlorës, ku u takua me përfaqësues të qeverisjes dhe të institucioneve vendore.

Në fjalën e tij, Ambasadori D’Elia vlerësoi mes të tjerash marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë, që sipas tij, reflekton edhe nivelin e bashkëpunimit.

“Italia është ndër vendet kryesore me investimet e saj në Shqipëri”, theksoi ambasadori italian, sipas të cilit, pas Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, ajo zë vendin e tretë në këtë drejtim.

D’Elia vlerësoi gjithashtu aktivitetet e zhvilluara në kuadrin e programit “Italia e Shqipëria-dy popuj, një det, një miqësi”, si dhe aktivitetet në kuadër të “Javës së gjuhës italiane në botë”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›