E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, Sekuestrohen 104 kg kanabis në kufirin shqiptaro-grek

SARANDË- 104 kg kanabis sativa janë bllokuar në orët e pasdites se sotme, teksa një i ri 26-vjecar tentonte ti tranportonte në shtetin grek.

Uniformat blu të qytetit të Sarandës bëjnë me dije se drejtuesi i atuomjetit që lëvizte në drejtim të kufirit shqiptaro-grek që lidh Konispolin me Sajadhën, pasi ka vënë re forcat e shumta policore e ka braktisur atë në fshatin Asproklis, vetëm 7 km larg zonës kufitare dhe është perpjekur të largohet me vrap në pyll.

Policia ka vazhduar ndjekjen dhe ka arritur ta kapë  26-vjecarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Në automjetin e braktisur policia ka gjetur 72 pako, me një sasi 104 kg e 38 gram lëndë narkotike kanabis sativa.

Grupi hetimor po punon për verifikimin dhe zbulimin e të gjithë peronave që mund të jenë përfshirë në këtë trafik droge.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kakavijë, sekuestrohen 11 kg kanabis, pranga 45-vjecarit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›