Kodi Detar, Beja: Nuk është funksional
TIRANE - Pas kalimit me unanimitet votash të Kodit Detar në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese, ish-kapiteni i përgjithshëm i porteve, Vladimir Beja shprehet se baza ligjore e disa ministrive nuk është në përputhje me këtë kod, duke e bërë atë jofunksional.
“Nuk janë në përputhje me të drejtat ligjore që kërkon Kodi Detar, as ligji për rojen bregdetare, që i takon Ministrisë së Mbrojtjes, as ligji për peshkimin dhe as ai për kufirin. Ligji për autoritetin portual detar jo vetëm që nuk është pasqyruar nga ministritë përkatëse, por ende vazhdojnë të punojnë secili dikaster më vete.” -u shpreh Beja.
Ish-kapiteni i porteve sugjeron që drejtoritë juridike të Ministrisë së Brendshme, Bujqësisë, Mjedisit dhe Transporteve të kalojnë menjëherë ndryshimet në ligjet përkatëse, të ndërvarura me Kodin Detar.
(er.nu/news24/BalkanWeb)