E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish kryeministri gjeorgjian paraqitet në Gjykatë

Ish kryeministri gjeorgjian Ivane Merabishvili është paraqitur për seancën e parë dëgjimore në porcesin kundër tij për abuzim të detyrës zyrtare.

Avokati i tij është cituar duke thënë se Merabshvili ka vendosur që të paraqitet në gjykatë në Kutaisi të enjtën pavarësisht shëndetit jo të mirë.

Ish kryeministri i cili është dhe sekretar i partisë së presidentit, Mikheil Saakashvili, është arrestuar në maj dhe akuzohet për abuzim me detyrën zyrtare, vjedhje, dhënien e ryshfeteve votuesve etj.

Merabishvili insiston se akuzat janë të motivuara politikisht. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›