E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhja per fjalekryqin grek ne tablone e qendrore evropiane

DW Z. Varufaqis sa real eshte makthi i nje falimentimi te ri per Greqine

Varufaqis Falimentimi ishte parapercaktuar qe para nje viti e gjysem. Ne qofte se do te me shtronit kete pyetje para nje viti e gjysem do iu thosha se nuk ka asnje shans qe te mos falimentoje. Falimentim do te thote nje pezullim pagesash te shtetit grek kundrejt kreditoreve te tij. Me fjale te tjera ne kete krize edhe kreditoret do te humbasin nje pjese te parave te tyre. Gjithe te tjeret pensionistet afaristet punonjesit humbasin perdite nga nga kjo krize. Te vetmit qe nuk kane humbur deri tani jane te gjithe ata qe kane kredituar shtetin grek. eshtja shtrohet nese makthi qe thoni do te perjetohet edhe nga kreditoret.

DW Vendi ka nje te kaluar te renduar falimentimesh qe nga shekulli i katert p. K. deri ne pese falimentimet e shtetit modern grek. Mund te na thoni se cili falimentim ishte krahasimisht me i dhimbshem

Varufaqis Me i dhimbshem ishte ai nga fundi i shekullit te 19-te qe perkoi dhe me nje disfate ushtarake me Turqine. Filloi nje ngushtesi e tille ekonomike qe nuk u harrua per dekada te tera. Greqia u detyrua te pranoje ngritjen e Komisionit Nderkombetar te Borxhit Grek qe vendoste per politiken ekonomike te vendit dhe monitoronte vjeljen e taksave si edhe te gjitha sistemet e menaxhimit te Greqise. Per historine te themi shkurt qe gjate dy shekujve te historise se tij moderne qe ne vitin 1821 shteti grek ka falimentuar 5 here

Shenimi yne me 1826 1843 1860 1894 dhe 1932. Kurse falimentimi i pare i regjistruar eshte ai i shekullit te 4-te p.K kur 13 qytet-shtete hyne ne borxhe tek tempulli i Dilesit i cili humbi 80 te kapitaleve.

DW Nje falimentim eventual sot si vend anetar i eurozones cilat do te ishin pasojat

Varufaqis Perderisa kemi eurozonen pasojat kapercejne caqet e Greqise. Pasojat qe u druhen te gjithe lidhen me sistemin bankar te Gjermanise dhe Frances. Ne keto momente perderisa nuk jemi ne shekullin e 19-te por ne nje shoqeri financiaro- kredituese ku te gjitha bankat te gjitha arkat e siguracionit social te gjitha qeverite jane absolutisht te lidhura midis tyre me nje pezullim grek te pagesave do te fillonte nje proces qe asnje nuk mund te jete ne gjendje te percaktoje pasojat e tij. Kjo eshte arsyeja qe akoma nuk eshte bere nje pezullim i pagesave te shtetit grek kundrejt bankave gjermano-franceze. Ajo qe duket qarte ne keto momente eshte se zonja Merkel e ka ndare mendjen se pezullimi i pagesave te shtetit grek kundrejt bankave eshte i padiskutueshem nuk mund te evitohet. Ajo qe i prish gjumin naten eshte pamundesia absolute per te perllogaritur pasojat qe do te kete nje zhvillim i tille.

DW Duhet te pranojme atehere se borxhi grek eshte i pamenaxhueshem sic le te kuptohet edhe FMN-ja qe indirekt kercenon me moslevrimin e kesteve te tjera te ndihmes

Varufaqis Ketu e nje viti e gjysem po them se qe nga momenti qe kemi nje kolaps te trefishte ne fushen e recesionit ne fushen e borxhit dhe ne fushen e investimeve Greqia nuk mund te trajtoje kete borxh te stermadh.Tani se cmund dhe cduhet te behet ne asnje rast nuk mund te diskutohet ne suazen e Greqise. Problemi tashme eshte evropian. Jane bere propozime midis tyre edhe nje prej meje do te mund te behej nje ristrukturim total i borxhit te eurozones ne menyre qe te evitohen qethjet te evitohet pezullimi i pagesave i cilitdo vend. Por kjo nenkupton nje rikonfigurim te zones se euros qe une e konsideroj te domosdoshem por zonja Merkel dhe zoti Sarkozy nuk jane te gatshem per ta bere. Por dua te theksoj gjene me te rendesishme. Diskutime ne planin grek se cmund te behet per problemin grek jane pa krye. Se nuk eshte problem grek kurre nuk ka qene ka qene gjithnje problem sistemik. Arsyeja qe Evropa rrezikohet me rrenim te saj total eshte se Bashkimi Evropian deri tani refuzon te shohe nje krize sistemike si te tille.

DW Boshti gjermano-francez premton nje zgjidhje totale para G20-s qe do te shpallet se shpejti qe per Greqine presupozon nje qethje te borxhit. 21 sic parapelqen pala franceze apo 50 sic insiston pala gjermane

Varifaqis Pikepamja franceze nuk bazohet ne nje analize serioze thjesht shpreh panikun e qeverise per gjendjen dekompozuese te sistemit te saj bankar. Kuota e qethjes se borxhit grek duhet te jete ne varesi te asaj qe do te behet ne pjesen tjeter te Evropes nuk ekziston nje shifer magjike. Per mendimin tim ne qofte se insistoni ne asnje menyre dicka me pak se 70 nuk ka per te sqaruar situaten. Por problemi nuk eshte Greqia eshte Italia Spanja jane bankat gjermano-franceze.

DW Propozimi juaj tingellon shume radikal. Si iu pergjigjeni zerave dhe vete qeverise greke qe thote se nje hair cut i tille do te sjelle shembjen e sistemit bankar 45 miliarde bono kane bankat greke dhe atij te siguracionit social

Varufaqis Sistemi bankar dhe ai i siguracionit social te vendit jane shembur ketu e shume kohe me pare. Nuk kemi as sistem bankar as siguracion social. fare dua te them me kete Te gjitha bankat tona jane thellesisht te falimentuara. Arkat e siguracionit social ashtu sic jane nuk do te mund te akordojne pensionet. Pra ne keto momente qumeshti eshte derdhur dhe ne jetojme me ankthin nese duhet permbysur kadeja apo jo. Falimentimi pezullimi i pagesave dhe qethjet jane gjera shume te pakendshme. Nuk eshte dicka qe e propozoj si nje zgjidhje te mire. Thjesht i pergjigjem pyetjes suaj se cfare parashikoj si te pashmangshem. shte si nje cunam qe vjen ne drejtimin tend nuk do qe te vije por e shikon se do te te godase.

DW Patet shkruar dhe thene se shlyerja e borxhit eshte kaq e rende sa qe kercenon edhe ekzistencen e vendit. Me qethjen qe thoni do te eklipsohet ky rrezik

Varufaqis Jo nuk do te eklipsohet. shte si puna e cunamit qe thashe. Thjesht nuk mund ta evitosh. Ajo qe dua te shtoj eshte se e ardhmja jone eshte plotesisht e varur nga e ardhmja e Evropes. Se cfare do te behet pas qethjes pezullimit te pagesave do te jete ne varesi te urtesise me te cilen lidershipi evropian do te shohe punet e shtepise. Problemi ne keto momente eshte se po shembet Evropa veriore. Kemi ikur nga diskutimi per Greqine. Greqia u shemb. Bankat tona arkat tona te siguracionit social sektori publik sektori privat u shemben. Ti leme fantazite. Ne qofte se do te shembet Evropa veriore atehere do te flasim per nje katastrofe totale qe do te kujtoje epoken e viteve 30-te.

DW Sipas jush zoti Varufaqis nuk ka zgjidhje per fjalekryqin grek

Varufaqis Jo ashtu sic nuk ka zgjidhje per fjalekryqin francez irlandez italian etj. Por ka zgjidhje per fjalekryqin evropian. Ekziston mundesia ne keto momente qe brenda nje muaji te mbaroje kriza perfshi edhe Greqine por vetem ne tablone qendrore evropiane.

Shenim Z. Janis Varufaqis eshte profesor i ekonomise dhe drejtor i sektorit te Ekonomise Politike ne Universitetin e Athines.

Intervistoi Niko Anagnosti / Athine

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›